Gashi kritikon avokatët në Hagë: Të paguar shumë, por të dobët
Avokati Tomë Gashi ka kritikuar disa prej avokatëve që mbrojnë ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Gashi ka thënë se disa prej tyre janë treguar “shumë të dobët”, pavarësisht pagesave të larta.
“Janë paguar gati 50 milionë euro dhe janë shndërruar në politikanë, gjë që këtë punë nuk e kanë”, ka shkruar Gashi, duke iu referuar mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Postimi i avokatit:
E kam thënë: disa prej avokatëve në rastin e z. Hashim Thaçit, z. Kadri Veselit, z. Jakup Krasniqit dhe z. Rexhep Selimit janë treguar shumë të dobët, edhe pse shumë të paguar!
Ata e kanë humbur rastin në Speciale, janë paguar gati 50 milionë euro dhe janë shndërruar në politikanë, gjë që këtë punë nuk e kanë!
