TË FUNDIT

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive të shqiptarëve

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, i ka reaguar ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Kandiq ka rikujtuar Daçiqin se, sipas saj, politika e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) ka rezultuar me zbulimin e varrezave masive të shqiptarëve të vrarë në Batajnicë, Petrovo Sello, Rudnicë, në minierën e Kiževakut dhe në liqenin e Peruçacit.

“Për t’ia rikujtuar ministrit Daçiq se politika e Partisë së tij Socialiste të Serbisë rezultoi me varreza masive të shqiptarëve të vrarë në Batajnicë, Petrovo Sello, Rudnicë, minierën e Kiževakut dhe liqenin e Peruçacit. Kjo është një fakt i gjykuar”, ka shkruar Kandiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *