Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rohde: Zbatimi i aneksit, esencial për të ecur para në rrugën evropiane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rohde: Zbatimi i aneksit, esencial për të ecur para në rrugën evropiane
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde ka thënë se zbatimi i aneksit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë është esencial sa i përket rrugëtimit të tyre drejt integrimeve evropiane.
Këto deklarime Rohde i bëri përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, duke përmendur faktin se kjo marrëveshja ka mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian, përcjell lajmi.net.
Ai shpërndau postimin e Viola von Cramon, me këtë të fundit që ftoi palët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe që me datën 18 të vënë të zezën mbi të bardhë.
‘’Mbështetje e plotë për planin e BE-së Kosovë-Serbi, dhe inkujarimin e gjetjes së një mënyre për të siguruar zbatimin, pasi me të vërtetë do të hapë rrugën përpara për Kosovën në BE’’, kishte shkruar ajo.
Also full support for the 🇪🇺 proposal from the 🇪🇺 Parliament!
Agreement on implementing the annex by 🇽🇰 and 🇷🇸 on the 18th in Ohrid now is essential to move forward on the European path. https://t.co/EshpNJqUle— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 15, 2023
Kujtojmë se pas tri ditësh, në Ohër të Maqedonisë Veriore do të mbahet takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Përkundër faktit se kërkesat për një marrëveshje janë të shumta, skepticizmi poashtu është i theksuar.