“53 milionë euro, zoti Gjini — ku janë paratë?”/ Bekteshi i kërkon llogari AAK-së pas dënimit të Pal Lekajt
Një reagim i ashpër është bërë nga veprimtari shqiptar në SHBA, Ramazan Bekteshi lidhur me rastin e 53 milionë eurove, duke adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj kryetarit të AAK-së, Adrian Gjinit, dhe qëndrimit të kësaj partie pas dënimit të ish-ministrit Pal Lekaj.
Bekteshi ngre çështjen e fatit të shumës së konsiderueshme të parave publike, duke kërkuar përgjigje se ku kanë përfunduar milionat dhe nëse ato do të rikthehen në buxhetin e Kosovës. Ai kritikon gjithashtu retorikën politike të AAK-së ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si po trajtohet përgjegjësia për dëmin e pretenduar ndaj shtetit, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë në Facebook:
53 MILIONË EURO, zoti Gjini — jo 53 euro!
Pal Lekaj u dënua me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e 53-milionëshit.
Tash, një pyetje për Adrian Gjinin dhe AAK-në:
KU JANË PARATË?
A do të kthehen milionat në buxhetin e Kosovës, apo mjafton të thoni “u dënua” dhe ta mbyllni historinë?
Sepse burgimi mund të jetë një pjesë e përgjegjësisë, por milionat e humbura të qytetarëve nuk zhduken me një aktgjykim.
Pse tentoni ta shisni këtë si fitore politike, duke e quajtur Kurtin dhe VV-ne super-kriminele?
53 milionë euro janë para të qytetarëve të Kosovës. Kush i ka marrë, kush i ka përfituar dhe ku kanë përfunduar?
Nëse ka pasur dëm ndaj shtetit, atëherë qytetarët meritojnë përgjigje të qartë dhe ndjekje të parave deri në centin e fundit.
AAK-së i mbetet vetëm një pyetje: PARATË KU JANË?!
z. Gjini, si e shpjegoni ju fenomenin: AAK vjedh–VV-ja super-kriminele?
Nëse për keqpërdorimin e një shume prej 53 milionë eurosh përgjegjësia përfundon me një dënim kaq të vogël, atëherë çfarë mesazhi po i jepet shoqërisë? Nje denim si armembajtje pa leje? Vidh miliona dhe paguaj një çmim qesharak?
Z. Gjini, tani me AAK-ja eshte e konfirmuar si dashnorja pasionante, romantike dhe e perkushtuar per Lekun e shoqerise, aferim!
