Uncategorized

Vendimi i gjykatës në favor të Mehanit, ai përmend emrat e atyre që e sulmuan

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka njoftuar se gjykata ka hedhur poshtë padinë e ish-deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, ndaj tij.

Mehani ka thënë se padia ishte “e stisur dhe pa bazë”, ndërsa ka akuzuar disa figura të PDK-së për sulme ndaj tij në media dhe fizikisht.

Ai ka deklaruar se, pavarësisht situatës, beson se “bashkë me Skënderajn” do të tejkalojë, siç e ka quajtur ai, këtë “mendësi shpellarësh”.

Postimi i plotë:

Gjykata e ka hedhur poshtë padinë e ish deputetit Bekim Haxhiut kundër meje!

Bekim Haxhiu e avokati i tij Xhevdet Smakiqi përmes një padie pa takt e të stisur kërkonin nga gjykata dënimin tim. Gjykata e ka hedhur poshtë padinë e tyre si të pa bazë.

Dmth gjatë kësaj verë më kanë sulmuar fizikisht, në gjykata e media duke tentuar të më thyejnë shpirtërisht e denigrojnë: Sami Lushtaku, Nuredin Lushtaku, Bekim Haxhiu, Hysni Gucati, Berat Buzhala, Lirim Mehmeti, ish vrasësi, do të imtë si Ganja, Blerta e Mergimi, plus krejt grupi parlamentar i PDK-së, deri te kryetari i tyre kukull, Bedri Hamza.

Sado e pashpresë që duket situata: ka njerëz që i ka rrokë plumbi në lule të ballit e kanë pshtu.

Edhe unë bashkë me Skënderajn kemi me pshtu prej kësaj mëndësie shpellarësh që mendojnë së në Skënderaj duhet të ekzistojë vetëm një parti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *