Ambasadori amerikan në takim me presidenten Osmani, diskutohet për dialogun
Ambasadori amerikan në takim me presidenten Osmani, diskutohet për dialogun
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Sipas Presidencës së Kosovës në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu në këtë takim theksohet se është diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe SHBA-së.
Njoftimi i plotë:
| Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Lajmi.net/