Pse është qartë opozita dhe paniku i cili nuk po mund të mbahet fshehtë?
Janë tri gjëra kryesore lidhur me këtë: vota pro shtet funksional e pa luhatshme e popullit shumicë, funksionimi i drejtësisë, dosjet të cilat kanë filluar të dalin në sipërfaqe dhe Byroja për hulumtimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Si rezultat i këtyre veprimeve shtetërore, nga frika, opozita urgjentisht e ka aktivizuar SHIK-un famëkeq i cili, nga e kaluara, ishte i lidhur me BIA-n serbe.
Në rrethanat e krijuara artificialisht, por për qëllime të caktuara, për interesa partiake dhe për pushtet, nuk është më në pyetje vetëm një lloj i thjeshtë i polarizimit politik në mes partive politike, por esencialja qëndron se, pas aktivizimit të institucioneve shtetërore, duke filluar nga Inteligjenca Shtetërore e Republikës së Dardanisë, AKI-ja, policia shumë profesionale, Prokuroria, hetuesia e gjykatat të pakontrolluara, të paderiguara e të pashantazhuara, të cilat më në fund janë liruar nga diktatet e individëve duke i keqpërdorur titujt dhe kontributet në luftë, si dhe aktivizimet e ish-organizatave vrastare sikur ishte SHIK-u për interesa të ngushta të të gjitha natyrave.
Organet e lartpërmendura, vërtetë janë duke i kryer detyrat në mënyrë profesionale të nivelit të lartë, për çka meritojnë mirënjohje. Kanë filluar edhe arrestimet e kërcënuesve të udhëheqësve shtetërorë, partiakë dhe qytetarë të lirë. Ky është shteti ligjor i cili do të krijojë rend dhe rregull.
Nuk janë më në pyetje mospajtimet partiake, por janë jetike për shtetin, sepse ka tentime që të vazhdohet me politikat e vjetra të cilat, në të vërtetë, na kanë sjellë në këtë stad të bllokimit të qëllimshëm të shtetit i cili, pas çlirimit definitiv të pjesës veriore, duke ia bashkuar trungut të Republikës së Dardanisë, jo vetëm në hartë, por në praktikë. Me përzënien e bandave dhe grupeve kriminale e shumëçka që janë të njohura për popullin, të cilët i zbatonin ligjet e Serbisë në atë pjesë të Dardanisë, në bashkëpunim dhe dakordim me ish-udhëheqjen shtetërore mbi njëzetvjeçare.
Duke u afruar dhe bashkëpunuar me Listën serboshqipfolëse si organ i zgjatur i Serbisë, veriu, praktikisht ishte nën ingerencat praktike të Serbisë në përgatitjen për aneksimin me metoda disi më të buta dhe të lehta veprimi për mos me i rënë në sy Bashkësisë Ndërkombëtare, sipas mendimit të tyre, me një arsenal të zvogëluar armatimi dhe numër të konsideruar ushtarësh, siç ishte rasti me veprimet terroriste në rastin e Banjskës, nën organizimin, armatimin, përgatitjen ushtarake nga kazermat profesionale serbe, nën dirigjimin, mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e kryekriminelit Millan Radojçiq, i përkrahur nga Aleksandër Vuçiq.
Pasi është konstatuar se ka kryer vepra terroriste, për çka ka reaguar edhe BE-ja, ai ende shëtitet i lirë në Serbi. Ai, para këtij akti terrorist, i kishte autorizimet për udhëheqjen në atë pjesë të Dardanisë me pëlqimin, fatkeqësisht, të ish-udhëheqjes shtetërore e qeveritare të asaj kohe, e cila, në një mënyrë, ia bëri me dije Vuçiqit se, sipas këtyre parapërgatitjeve, “operacioni i aneksimit do të jetë i suksesshëm”.
Ai sukses konsiderohet nëse e nxisin një luftë civile serbo-shqiptare, duke i vetëvrarë serbët, siç bëjnë ata, për t’i akuzuar shqiptarët. Por nuk ndodhi ashtu. Ishte skenari që, duke i provokuar shqiptarët, të shtinë ndaj civilëve serbë në kohën e lutjeve në kishën ortodokse serbe. Nuk ndodhi falë vizionit dhe leximit të qartë të qëllimeve të Serbisë.
Ndodhën mrekullirat në favor të Dardanisë kur, pas bindjeve të Ndërkombëtarëve dhe organeve të tyre të sigurisë, KFOR-it, veprimet e drejta të organeve shtetërore vendosën që, nga ura kryesore e Ibrit, të largohen xhipat e KFOR-it dhe të zëvendësohen me ato të policisë së Republikës së Dardanisë.
Tani, ajo që ishte mirënjohje dhe sukses i Qeverisë aktuale, nga ura kryesore e veriut u larguan xhipat “Carabinieri” pas 27 vitesh, ia kthyen policisë vendore, ku ndodhi e njëjta gjë edhe me marrjen nën kontrollë dhe mbikëqyrjen e kishës ortodokse në Manastirin e Deçanit.
Kush ishin në atë kohë në marrëdhënie politike biznesore me Millan Radojçiqin?
Prandaj, pengesat, bllokadat dhe thirrjet për një lloj revolucioni hibrid kundër Qeverisë aktuale nga ana e opozitës janë dridhjet dhe paniku i papërshkruar se, sipas kësaj dinamike të funksionimit të organeve relevante shtetërore, të cilat, çdo ditë, kanë nisur kthimin e funksionimit të ligjit, duke e arrestuar persona të dyshimtë për spiunazhë dhe bashkëpunim me BIA-n serbe. Prandaj, ata që e kanë mizën nën kapuç, i kapën dridhjet si të papërgjegjshëm, shkelës të ligjeve, rrënimin e objekteve pa leje ndërtimi, keqpërdorimi i pozitave zyrtare për përfitime personale, si dhe hajnitë përmes grabitjeve të pasurisë shoqërore e qytetare me përmasa të paramenduara.
Kur kanë filluar hulumtimet dhe zbulimet me këto abuzime, dolën në sipërfaqe shumë dukuri ndër më të rrezikshmet, edhe bashkëpunimi dhe spiunimi me BIA-n serbe, ku rezultoi me zbulimin dhe arrestimin e tyre. Ajo që është befasi, shumë individë dhe udhëheqës shtetërorë e partiakë, përmes fotove të tyre, po zbulohen duke ngritur dyshime.
Pas këtyre ndërmarrjeve të organeve shtetërore të hetuesisë, drejtësisë dhe inteligjencës, ata të cilët janë të involvuar në mënyrë direkte ose indirekte, janë në gjendje alarmi. Prandaj, kanë filluar me metodat e tyre SHIK-iste, duke tentuar të krijojnë gjendje kaotike për të penguar funksionimin e shtetit normal ligjor, për t’i zbuluar veprimet e përbashkëta me ato serbe.
Takimi me mërgimtarët, i paralajmëruar më parë si rregull dhe traditë mirëpritjeje të merituar, u shndërrua në një lloj cirkusiade të parapërgatitur nga opozita, duke i sjellë edhe kamufluar anëtarët e tyre partiakë e duke i prezantuar si mërgimtarë, një dukuri jonjerëzore, por edhe aq e rrezikshme, duke i provokuar organet edhe organet e sigurimit.
Mërgimtarët e vërtetë dhe ata të prezantuar të rremë, partitë opozitare në këtë rast, PDK dhe AAK, me qëllim të një destabilizimi sa më afatgjatë, duke e mbajtur peng gjendjen sa më të tensionuar me veprime provokuese deri te një konflikt fizik, i cili për pak nuk ndodhi i atyre përmasave, me qëllim të krijimit të një gjendjeje të tensionuar e kaotike.
Unë, “i kuptoj” frustrimet e tyre që më dërgojnë deri te dyshimi se jeni të brengosur për efikasitetin dhe veprimet e organeve shtetërore, anipse me status të ushtruesve të detyrës. Megjithatë, në bazë të kompetencave, anipse të kufizuara, po ia dalin ta mbajnë një gjendje normale në një anormalitet të cilit po i kontribuon opozita, duke i ndërruar taktikat sipas interesave të tyre, anipse në dëm të shtetit, kur është fjala për konstituimin e Parlamentit dhe Qeverisë para zgjedhjes së Presidentit, duke i ndryshuar taktikat me kërkesa të kundërta, me sjellje refuzuese, duke mos marrë pjesë në takimet me Kryeministrin e tani as me Presidenten në detyrë, për të gjetur konsenzus për një president/e konsensual/e apolitik/e. Merreni me mend sikur Serbia të tentonte ndonjë avanturë ta sulmonte Dardaninë, sipas kësaj logjike, asaj si Komandante Supreme e forcave ushtarake, ju nuk do t’i përgjigjeni thirrjes së saj. A po e kuptoni se sa poshtë keni rënë.
Shtrohet pyetja, kush në të vërtetë po e bllokon konstituimin e organeve shtetërore? Opozita, apo?
Ajo po e bllokon partinë fituese, e cila, për themelimin e organeve institucionale, është përgjegjëse kryesore, por jo edhe e vetme, pasi nuk i ka mbi 80 vota për ta zgjedhur Presidentin e vetme, si edhe asnjë parti tjetër, por, për të ndërmarrë hapat e duhur për gjetjen e një marrëveshjeje me opozitën, po e refuzojnë dhe nuk po koordinohen, sepse së pari duan konstituimin e Parlamentit dhe të Qeverisë e pastaj zgjedhjen e Presidentit, me qëllim që vendin ta çojnë në zgjedhje të reja.
Akuzat e opozitës se Albin Kurti është “antiamerikan”, më së miri e vërtetojë vizita e fundit e Senatores Amerikane, znj. Jon Ernst, e cila u prit në mënyrë të pëzemërtë nga UD Presidentes së shtetit, znj. Albulena Haxhiu, dhe Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti.
Ajo, me atë rast, u dekorua nga UD e Presidentes, por edhe e mori një dhuratë, sa u duk modeste, po ashtu edhe nga Kryeministri në detyrë. Nga të dy udhëheqësit shtetërorë, që mendoj unë, nga jeta dhe veprimtaria ime mbi 35-vjeçare lobim në Washington DC, në cilësinë e anëtarit të Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kontaktet tjera, kam njohuri dhe e lexoj sensin kur janë të pajtimit me ndonjë veprim për interesa amerikane. Prandaj, pas propozimit të z. Kurti para Senatores që Baza Ushtarake Amerikane “Bonstel” të jetë e përhershme në Kosovë (Dardani), e rrëzon propagandën e opozitës se “Albin Kurti i cili kishte për qëllim ta largonte nga vendi ynë.”
Të nesërmen, u paraqit Sekretari i Shtetit, z. Marko Rubio, me kërkesën për themelimin e organeve shtetërore sa më parë të jetë e mundur.
A mos po pret dikush që të na dërgojnë emrin e të parit/res së shtetit në kovertë, sikur në rastin e ish-Presidentes Atifete Jahjaga.
Një gjë është shumë e sigurt se, opozita është edhe njëherë në panik nga zbulimet e të bëmave gjatë periudhës mbi njëzetvjeçare në pushtet, në të gjitha veprimet kundër interesave shtetërore e qytetare.
Një gjë është më se e sigurt se, kur e ke përkrahjen e popullit në mënyrë plebishitare dhe të Amerikës si mikun dhe gardianin tonë të sigurt dhe të sinqertë, i cili e ka marrë për detyrë që edhe kur të hezitojmë në ndërmarrim seriozisht interesin e shtetit dhe aleancës, sipas interesave shekullore për kombin dhe shtetin tonë, që nga koha e Presidentit të 28-të të SHBA-ve, Woodrow Wilson, 1913 deri më 1921, i cili atëherë pat deklaruar se, kurrë nuk do të lejojmë që të rrezikohen pjesë të shtetit shqiptar duke ia aneksuar fqinjit të tij.
Kjo filozofi është e përhershme e politikës amerikane. Prandaj, vota e popullit, mbështetja e Amerikës dhe me ndihmën e Zotit, sepse, kur je në anën e popullit je në anën e Zotit, janë garanci për shtetin dhe popullin shqiptar. Nëse ndonjëri nga udhëheqësit tekanjoz del jashtë kësaj kornize, Amerika, si gjithmonë, në fund do të na japë leksionin sipas mendimit të saj, e cila asnjëherë nuk do të jetë në kundërshtim me interesat afatgjata të popullit shqiptar. Ajo, pra Amerika, edhe pse është e zënë me problemet e mëdha gjeopolitike, një vend i vogël si Republika e Dardanisë, e ka vendin e merituar si vend me interes strategjik për SHBA-të në kuadër të Ballkanit dhe Evropës, si një popull më proamerikan në rruzullin tokësor.
Për të marrë vendime të drejta, i kanë formatat e nevojshme për çdo udhëheqës për angazhimet e tij në interes të vendit. Filozofia politike e Presidentit Donald Trump, “America First”, është parim i prioritetit për Amerikën, i njëjti duhet të jetë edhe për ne, “Dardania First”. Jo me parulla, por me vepra.
Dhe për fund. Shprehja dhe qëndrimi nihilist i opozitës ndaj Qeverisë Kurti nuk përkon me realitetin, sepse rezultatet, posaçërisht ato në raport me Serbinë dhe pjesën veriore të vendit, si rezultat i vendosmërisë, përkushtimit dhe koordinimit me faktorin e jashtëm, ajo pjesë iu kthye atdheut.
Kërkesë urgjente për të gjitha partitë politike që të ulen e të bisedojnë për të mirën e vendit e jo për interesa partiake, janë thirrje për interes të vendit dhe popullit. Prandaj, çdo pengesë apo hezitim për një veprim të tillë është kundërproduktiv dhe i dëmshëm. Historia do t’i mbajë mend sjelljet e çdo individi apo subjekti politik.
Hafiz Shala
New York
15 gusht 2026
P.S. Autori është publicist dhe Anëtar i Bordit Ekzekutiv i LQSHA. Mendimi është personal.
