POLITIKATË FUNDIT

“Grenelli lobon për Serbinë”/ Hafiz Shala ngre alarmin për konsullatën serbe në Shkodër

Opinionisti Hafiz Shala ka deklaruar se prokurori Jack Smith, me mbështetjen e aleatëve perëndimorë, e pengoi ndarjen e Kosovës, ndërsa ka akuzuar Richard Grenellin se vepron në favor të Serbisë.

Ai ka kritikuar edhe hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, duke e cilësuar si veprim të dëmshëm për interesat shqiptare, si dhe ka bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar për pasoja nëse, sipas tij, vazhdojnë politikat që i konsideron të dëmshme për çështjen kombëtare.

“Prokurori Jack Smith e shpëtoi Dardaninë (Kosovën) nga ndarja, kur ish-pushteti i Dardanisë ishte në pajtim me këtë akt tradhtie.

Me kërkesën, mbështetjen dhe përkrahjen e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, me përkrahjen e Anglisë dhe të një shqiptari, i cili për mbi 50 vjet punoi në detyra shumë serioze amerikane, u shpëtua Dardania nga ndarja, e cila ishte bërë gati në Washington, D.C.

Richard Grenell po punon sipas kërkesave të Serbisë, për të cilën lobon me pagesë, por është edhe mik shumë i ngushtë i saj, të cilin e dekoroi Vuçiqi me dekoratë të lartë të Serbisë. Këtu është drejtpërdrejt i përzier Vuçiqi i Tiranës, zbatues i politikave kriminalo-shoviniste serbe, i cili, për ta vërtetuar këtë që e thashë jo vetëm unë, por edhe të tjerët, po paralajmëron ose ndoshta e ka përfunduar hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, zemra e shqiptarisë, thesar i historisë shqiptare ndër shekuj, në të cilën jetojnë 54 serbë, si reciprocitet me Dardaninë Lindore, ku jetojnë mbi 70 mijë shqiptarë, gjë që në fakt është thikë vdekjeprurëse ndaj Dardanisë.

I tërë populli i Shqipërisë dhe i Dardanisë, konkretisht të gjithë shqiptarët, për ta penguar këtë tradhti dhe për të kërkuar dorëheqje, kanë edhe një arsye shtesë që ky të largohet. Përndryshe, durimit i kanë kaluar të gjitha fazat, prandaj askush më nuk garanton se largimi nga pushteti do të ndodhë vetëm me metoda paqësore, siç përmendet rasti i Avni Rrustemit ndaj Esat Pashë Toptanit.

Kjo kërkesë është paralajmërim serioz se një gjë e tillë, si pasojë e një durimi të tepërt të popullit, nuk është në gjendje t’ia dorëzojë shtetin armikut, i cili e kishte në plan ta shfaroste një popull, sipas deklaratës së ministres serbe Paunoviq, të cilën e pasoi Vuçiqi me deklaratën tjetër se Dardania (Kosova) është Serbi”, thotë ai.

Në fund, Hafiz Shala i bëri thirrje që t’i dërgohet një shkresë institucioneve ndërkombëtare për situatën në Shqipëri, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti, të cilin e akuzon se po dëmton interesat kombëtare dhe sigurinë e shqiptarëve.

“Kryeministri serb në Tiranë, më i miri që nga koha e Nikolla Pashiqit, sipas vlerësimit të gazetarit të njohur gjerman të gazetës prestigjioze Frankfurter Allgemeine Zeitung, bëri bujë në shtypin botëror.

A mos ndokush beson se një situatë kaq serioze shqiptare e gjithëkombëtare do të pranohet në heshtje?

Asesi.

Vuçiqit të Tiranës, në emër të popullit, t’i dërgohet një shkresë ultimative dhe e njëjta t’u dërgohet edhe BE-së, SHBA-ve dhe NATO-s.

Në bazë të kësaj shkrese, t’u bëhet me dije për përshkallëzimin e situatës së brendshme në Shqipëri, të bashkëplanifikuar dhe bashkorganizuar me kryekriminelin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiqi i Tiranës deklaron se nuk largohet nga posti derisa ta çojë Shqipërinë në BE.

Shqipëria, shumë më mirë dhe me më shumë krenari, do të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare pa ty, i cili, për interesa karrieriste, është në gjendje të luajë me fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Ky duhet ta kuptojë se, në interes të kombit, largimi i tij është imperativ politik e shtetëror i kohës, kur zhvillimet gjeopolitike në tërë rruzullin tokësor nuk janë stabile, e posaçërisht për shtetet dhe vendet në tranzicion e zhvillim, të cilat janë nën rrezikun e shteteve armiqësore si Serbia dhe Rusia me aleatët e tyre, të cilat njëherësh janë edhe kundër mikut dhe gardianit tonë gjatë gjithë historisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, përfundoi ai pr gazetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *