Nushi për mostrat e Astrit Deharit: Gjetja e tyre në vendin ku kanë humbur është maksi, ultra, mega skandal shtetëror
Nushi për mostrat e Astrit Deharit: Gjetja e tyre në vendin ku kanë humbur është maksi, ultra, mega skandal shtetëror
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pas raportimeve se janë gjetura një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në gusht të vitit të kaluar.
Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se humbja e tyre ishte skandal shtetëor, mirëpo sipas tij gjetja e tyre në të njëjtin vend ku kanë humbur është maksi, ultra, mega skandal shtetëror.
“Nëse humbja e mostrave në rastin Dehari ishte skandal shtetëror, gjetja e tyre në të njëjtin vend ku kanë humbur është maksi, ultra, mega skandal shtetëror”, ka shkruar Nushi.
Postimi i plotë: