“LDK nuk mund të fshihet më pas Rugovës”, Nela kërkon kthesë të madhe në Kuvend
Publicisti Milaim Nela e cilëson Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së si një moment kyç për të ardhmen e partisë dhe të shtetit të Kosovës.
Ai vlerëson se LDK duhet të shkëputet nga nostalgjia për epokën e Ibrahim Rugovës dhe të përshtatet me sfidat aktuale, duke u fokusuar në forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
Sipas tij, partia është larguar nga identiteti i saj i djathtë dhe kjo ka bërë që të humbasë mbështetjen e elektoratit tradicional.
Nela kritikon gjithashtu afrimin e LDK-së me ideologjitë e majta dhe ndikimin që ai e quan “sorosizëm”, duke kërkuar që Kuvendi të sjellë ndryshime serioze në orientimin politik të partisë.
Postimi i plotë:
KUVENDI I LDK-SE DHE ÇKA PRITET PREJ TIJ!
LDK ka nesër Kuvendin e saj të jashtzakonshëm!
Është një moment krucial jo vetëm për të ardhmen e saj si forcë politike që dikur ka dominuar skenën politike por të ardhmen e vetë Kosoves!
Ka ardhur koha që kjo parti ta shqyrtojë shumë seriozisht pozitën dhe rolin e saj, atë rol që kërkon elektorati i saj dhe mbi të gjitha interesi i shtetit të Kosovës.
LDK duhet të kuptojë më në fund se epoka e themeluesit tē saj Dr Ibrahim Rugova ka 20 vjet që është mbyllur e për rrjedhojë ajo nuk mund të përdorë apo keqpërdorë emrin e tij si maskë të paaftësisë dhe dështimeve të saj.
Dr Rugova veproi në një kohë dhe rrethana krejt të tjera e misionin që ai dhe bashkëbunëtoret e tij i kishin caktuar vetes e realizuan me sukses të plotë bile duke kaluar edhe objektivat që shumica e shqiptareve të Kosoves as nuk i kishin menduar.
Sot LDK vepron në rrethana krejt të reja.
Sot nuk asht sfide çlirimi i Kosovës nga okupatori por forcimi dhe konsolidimi i shtetit të saj.
Sot sfida e vërtetë jane institucionet e Kosovës mbrojtja e territorit dhe integritetit territorial përballë nje Serbie shumë agresive, tejet të armatosur e mjaft agresive në diplomaci posaçërisht në marredhëniet me Shtetet e Bashkuara!
LDK duhet të kuptojë se ajo është themeluar si parti e djathtë, antikomuniste paçka se brenda saj ka patur fraksione majtiste të cilat u larguan shpejt prej saj!
LDK duhet të analizojë me shumë kujdes qasjen e sotme ideologjike të saj e sidomos pleksjen me faktorin Soros si një rrezik shumë tē madh për LDK-në po e po, por për fatin dhe të ardhmen e Kosovës e kombit shqiptar në përgjithësi!
Sot LDK siç e shoh unë nga jashtë e nga larg ka dalë totalisht nga shtrati i se djathtës.
Në Kosovë sot praktikisht nuk ka asnjë parti të djathtë!
Pra Kosova me një taban konservator, të vlerave te familjes e traditës është politikisht e papërfaqësuar.
LDK ka rrëshqitur frikshëm majtas e kjo asht shkaku kryesor që zgjedhêsi trasicional e ka braktisur nē masë atë!
Elita e LDK-se duhet ta kuptojë se nëse flirton me partinë që ka krijuar Miladini e Dushani në Tiranë do të ndeshkohet nga zgjedhësi i Kosovës!
Elita e LDK-se duhet të kuptojë se nëse nuk e merr seriozisht Sorosizmin ai do ta gerryjë e shqyejë atë siç ka bërë me partitë politike në Shqipëri!
Soros dhe Sorosizmi nuk janë hajgare por kancer i vërtetë që nëse nuk luftohet me të gjitha mjetet sot nesër edhe nese kthjellohenu do të jetë tepër vonë!
Ne presim seriozitet e lajme të mira prej Kuvendit të nesërm të LDK-se!
