TË FUNDIT

Mërgimtarët nga Suedia kapen për pronë në Prizren: Babai dhe vajza kërcënohen me vrasje nga familjarët

Mërgimtarët nga Suedia kapen për pronë në Prizren: Babai dhe vajza kërcënohen me vrasje nga familjarët

Një rast i kanosjes është hapur dje në Policinë e Prizrenit.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, njësitet policore pas pranimit të informatës për kanosje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimat (babë e bijë) me shtetësi suedeze, të cilët kanë deklaruar se për çështje pronësore, përmes telefonit janë kanosur me vrasje nga të dyshuarit: bashkëshortja, djali e vajza po ashtu me shtetësi suedeze, të cilët kanë ardhur në Kosovë.

Të dyshuarit sapo kanë arritur në Aeroportin “Adem Jashari”, nga njësitë policore janë shoqëruar në Stacionin Policor Prizren.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *