TË FUNDIT

Qytetari gjen kuletën me mbi 2 mijë euro brenda, e dorëzon në polici

Qytetari gjen kuletën me mbi 2 mijë euro brenda, e dorëzon në polici

Një qytetar ka dorëzua në stacionin e Policisë së Kosovës një portofol që e kishte gjetur në rrugë, në të cilin kishte një shumë parash dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur sot në stacionin policor “Qendra”, shkruan lajmi.net.

“Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën ‘Tringë Ismajli’, në Pristhinë, një qytetar V.Ramadani, ju ka dorëzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas banknotave të publikuara nga policia, shihet se brenda kuletës kanë qenë në total 2 mijë e 121,42 euro.

Duke çmuar këtë gjest human, policia ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *