POLITIKATË FUNDIT

Kurti takon Daniel Serwerin, diskutojnë për integrimet euroatlantike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit profesorin amerikan Daniel Serwer, me të cilin ka zhvilluar një takim ku u diskutua për zhvillimet politike në vend, proceset integruese dhe çështjet e sigurisë rajonale.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se Serwer ishte mysafiri i parë amerikan të cilit ia uroi 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Kurtit, gjatë takimit u diskutua për situatën e brendshme politike në Kosovë, hapat që vendi po ndërmerr në përgatitje për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe për zhvillimet gjeopolitike dhe implikimet e tyre për sigurinë e Kosovës.

Kryeministri në detyrë e vlerësoi profesorin Daniel Serwer si një mik të madh të Kosovës, duke theksuar se ai ka qenë vazhdimisht një zë mbështetës për vendin dhe ka ngritur shqetësimet lidhur me, siç u shpreh Kurti, kërcënimet që Serbia paraqet për sigurinë rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *