POLITIKATË FUNDIT

Pse disa politikanë dhe media janë kundër protestave dhe solidar me tradhtarin Edi Rama!

Protestat masive dhe të fuqishme të rinisë shqiptare në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë shpërfaqen një realitet, të cilin e kemi njohur dhe denoncuar vazhdimisht. Jo pak segmente politike, mediatike dhe më gjerë në trojet shqiptare në Ballkan kanë bashkëpunuar me kryeministrin “më të mire të Serbisë në Shqipëri që nga koha e Pashiqit”, Edi Ramën. Por habia më e madhe është solidariteti i tyre i plotë e arrogant i sotëm me kreun e ekzekutivit shqiptar dhe dënimi që kjo kategori politikanësh, analistësh e mediesh i bëjnë protestës rinore në kryeqytetin e Shqipërisë. Kurrë nuk mund të të shkonte mendja se shpura e servilëve të Edi Ramës do të krijonte këtë homogjenitet anti-shqiptar në këto ditë, kur rinia shqiptare përfundimisht dalloi dhe po e dënon veprimtarinë anti-shqiptare të Edi Ramës.

Edi Rama është akuzuar vazhdimisht për tradhti. Tradhti ndaj Kosovës, kur udhëhoqi në hije ndarjen e Kosovës. Tradhti ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkan, kur përmes nismës Open Balkan e bekoi lidershipin serb mbi shtetet shqiptare dhe kombin shqiptar.Tradhti, sërishmi kundër Kosovës, kur ai disa herë në periudha të vështira për Serbinë (Rasti i Banjskës) mori në mbrojtje të drejtën serbe në “token e askujt” (Veriun e Kososvës) dhe u pajtua me kërkesat e Serbisë në Kosovë. (Rasti i draftit të asosacionit)! Tradhtia e Edi Ramës kundër Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon është realizuar kryesisht me pozicionin e tij përçarës të faktorit shqiptar, si kërkesë e patjetërsueshme e Serbisë ndër ne.

Por tradhtari nuk e harron profesionin e tij. Edi Rama ka shpërfaqur tradhti të lartë kombëtare në rastin e bërjes së ligjeve për t’ia dhënë Shqipërinë një grupi oligarkësh të huaj e shqiptarë me arsyetimin e „zhvillimit“ ekonomik! Të gjitha ligjet, të cilat rinia kërkon të anulohen, si ligji për investitorët strategjikë, ai për zonat e mbrojtura, për trashëgiminë kulturore, paketën e maleve dhe ai që është bërë gati për shitjen të huajve të tokës bujqësore, janë vepër e qëllimshme e shitjes së atdheut nga Edi Rama! Tradhtia ndaj Shqipërisë e Edi Ramës ka një linjë moderniteti. Por që në thelb është shitja tek të huajt e territorit pa kushte, pa limite. Që do të thotë shndërrimi në pronar tokash të miqve të Edi Ramës brenda dhe jashtë Shqipërisë. Me dy përfitime: -1) të qëndrojë në pushtet si mbret dhe 2) të marrë aksonet e tij në këtë shitje. Jo më kot ai ka kaluar në parlament ligjin, sipas të cilit nëse, një aksioner përfiton deri në 25 përqind të aksioneve në një sopërmarrje, ky aksioner nuk është i detyruar të identifikohet se kush është. Të fshehësh aksionerët, përfituesit e investimeve, do të thotë të pasurohesh pa u ndëshkuar kur shkel ligjet e shtetit!

Megjithatë, Ali Ahmeti i dënoi protestat si qëllimkëqija e të dëmshme për Shqipërinë dhe mbrojti qëndrimet e Edi Ramës kundër këtyre protestave. Edhe Ali Ahmeti, njësoj si Rama foli për agjentë serbë, grekë, rusë, iranianë etj, të cilët po qëndrokan në krye të këtyre protestave. Ndërkaq në Kosovë janë pozicionuar pro Edi Ramës dhe kundër protestave jo pak drejtues të OVL-ve dhe eksponentë të UÇK-së, deri te Azem Syla dhe Xhavit Haliti, dy manipulatorët kryesorë të luftës, të cilët do të duhej të ishin në Hagë në vend të Jakup Krasniqit. Ramush Haradinaj gjithashtu „ishte turpëruar“ që qytetarë të Kosovës vijnë e marrin pjesë në protestën e Tiranës. Dhe është e çuditshme kjo e Ramushit. Këtij Rama i thoshte publikisht në nëntor 2018, se ti „je gomar, që i thua Thaçit (pra edhe Ramës) tradhtar“ dhe sot del dhe mbron tradhtarin e etiketuar vetë si të tillë.! Eshtë vërtetë një çudi e llojit të veçantë! Por jo vetëm kaq! Lexova një status të një ish-ambasaori të Kosovës në një vend europian, i cili kërkonte që „t’ia japim Edi Ramën Kosovës për kryeministër“! Mos e thashtë Zoti, sepse Kosova as Shqipëria nuk meritojnë një kryeministër që për pushtetin e tij e shet vendin e tij copa-copash! A shitet Trepça dhe Ujamani? A shitet Sazani e Zvërneci? Këtë donte të bënte Edi Rama dhe këtë tregtar trojesh shqiptare ky ish-ambasadori kosovar e dashka për kryeministër të vendit të tij! Edhe vetë turpi turpërohet nga një deklaratë e tillë!

Kjo që po ndodh me disa eksponentë të politikës dhe medies në Kosovë e gjetkë nuk e kishim parashikuar. Por koha do t’i dënojë të gjithë ata që sot dalin në mbrojtje të së keqes më të madhe që ka prodhuar kombi shqiptar në historinë e tij, me vetëm një emër: -Edi Rama! Nesër, kur ku bërllog i politikës shqiptare në kundërvënie të interesave të vendit e të kombit të tij të ikë nga karrigja e të jape llogari para drejtësisë, ata që sot i dalin zot atij do të duhet të fshihen diku, nëse nuk janë edhe ata tradhtarë të atdheut e të kombit shqiptar. Së paku të mos bëhen të paftyrë e të dalin të na thonë se “e bënë për të mirën e Shqipërisë”! E mira e Shqipërisë dhe e trojeve shqiptare nuk është pazari për shitjen e trojeve tona. Është mbrojtja e tyre, Ndërkaq përkrahësit e zellshëm të tradhtarit Edi Rama po bëhen bashkëpunëtorë të këtij krimineli mafioz në veprat antikombëtare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *