TË FUNDIT

“Pritjet e mia u përmbushen” – Lajçak flet në Prishtinë: Kurti e Vuçiq janë pajtuar me përmbajtjen e planit

“Pritjet e mia u përmbushen” – Lajçak flet në Prishtinë: Kurti e Vuçiq janë pajtuar me përmbajtjen e planit

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai para mediave ka thënë se në Kosovë ka ardhur për të parë se si shihet këtu plani i zbatimit të këtij propozimi, shkruan lajmi.net.

Pas takimeve me krerët e shtetit, Lajçak thotë se pritjet i janë përmbushur.

Ai shtoi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar me përmbajtjen, teksa tani fokusi kryesor është tek plani i implementimit.

“Takimi jonë i fundit në Bruksel ishte i suksesshëm. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u pajtuan se s’ka nevojë të diskutohet më për përmbajtjen. Teksti tashmë është publik dhe të gjithë e dinë se çka përmban. Por që të bëhet dokument ligjërisht i obligueshëm duhet të pajtohemi se si të implementohet. Duhet të dimë cilat janë hapat, sekuencat e tij dhe afatet kohore. Përndryshe do të jetë vetëm marrëveshje politike dhe jo formale. Qëllimi kryesor i vizitës në Prishtinë është të diskutoj implementimin e dokumentit me kryeministrin Kurti. Mund ta them se patëm diskutim konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të dobishëm”, ka thënë ai.

“Qëllimi kryesor i vizitës është të shoh se si Kosova e sheh implementimin. Dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë kontekst”, ka thënë ai.

Kurti e Vuçiq do të takohen sërish në Maqedoninë e Veriut më 18 mars, e Lajçak për këtë thotë se është “optimist”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *