Koalicioni hipotetik LVV–LDK dhe përplasjet politike në skenën shqiptare
Koalicioni hipotetik LVV-LDK, me kushtin e LDK-së që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente, që në start më shfaqet si vijë e kuqe.
Në këtë rast, Abdixhiku, për pozitën e presidentit, i bie ta zgjedhë më të mirin ndër të këqijtë. Abdixhiku le të merret vesh me Vjosën brenda LDK-së se çfarë mund t’i ofrojë, por kandidate për presidente, kurrë.
A po e shihni çfarë po ndodh në Tiranë me kryetradhtarin e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarisë, me njeriun i cili Shqipërinë e ka nxjerrë në pazar përmes bisedave private dhe jashtë çdo syri e mendjeje të popullit, sikur të ishte pronë e tij private?
Merreni me mend: mendjelehtësia, papjekuria dhe thika pas shpine ndaj popullit dhe qeverisë. Vjosa ia dorëzoi shtetin e Dardanisë dhe sekretet shtetërore edhe pas njohurive se ky ishte i lidhur me ata me të cilët mbante takime të fshehta private, ani pse ajo tentoi t’i paraqiste si takime zyrtare, madje gjoja në zyrat e SHBA-ve apo të OKB-së.
Ato nuk dolën as zyra të SHBA-ve e as të OKB-së, por zyra të rezervuara nga Gjuriqi dhe Grenelli; i pari ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, i lidhur shumë me Rusinë, madje më shumë se vetë Vuçiqi, ndërsa Grenelli, njeri i paguar ligjërisht nga Serbia si lobues dhe, në shenjë mirënjohjeje për punën e tij, i dekoruar me dekorata të larta serbe.
Po ky Grenelli ishte ai i cili, në bashkëpunim të ngushtë me opozitën (ku më e zëshmja ishte LDK-ja), përmes puçit në kohë pandemie, e rrëzoi Kurtin për t’u kthyer më pas edhe më i fuqishëm, sepse, jashtë këtyre akrobacive politike, populli i hodhi ata në bërllok.
Tani opozita po kërkon të bëjë çmos që ta formojë vetë qeverinë, e sigurt se e ka në ndihmë Listën serboshqipfolëse, pasi qëndrimet dhe angazhimet për ta eliminuar Kurtin i kanë të njëjta.
Para popullit është një vendim historik: me Serbinë apo me Dardaninë.
Sapo duket opozita se po i afrohet pushtetit dhe për t’i shpëtuar Ligjit për hulumtimin e prejardhjes së pasurisë dhe Byrosë Ekzekutive për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme, këta të opozitës janë në gjendje që, për ta ruajtur pasurinë e vjedhur nga populli, të ndërmarrin të gjitha mundësitë, qofshin ato edhe jashtëligjore, që Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, së pari ta largojnë politikisht, pa e përjashtuar as sugjerimin ruso-serboshqipfolës se pse jo edhe fizikisht.
Këta kanë hyrë shumë thellë në hajni e po aq në tradhti, sidomos kur janë në pyetje raportet me Serbinë dhe Vuçiqin e Tiranës, ndaj të cilit e tërë Shqipëria është ngritur, e jo vetëm kur shihen demonstratat e organizuara shumë mirë nëpër metropolet kryesore botërore.
Kjo na detyron që, në mbrojtje të shtetit amë Shqipërisë, të ngrihen shqiptarët edhe në trojet tjera jashtë Shqipërisë etnike: shqiptarët e Republikës së Dardanisë, shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Dardanisë Lindore, shqiptarët e Malit të Zi dhe, ani pse diaspora tashmë është në këmbë, edhe diaspora si fuqi ekonomike, politike dhe lobuese në SHBA dhe Evropë.
Ngrituni në këmbë, shqiptarë, kudo që jeni, ta pastrojmë kombin nga fundërrina të tilla, të cilat i kanë vënë lidhjet me këtë helm të pashërueshëm.
Është një shans ideal që kombi të bashkohet e të konsolidohet, që edhe para bashkësisë ndërkombëtare të tregojmë se jemi një popull dhe një komb ndër më të vjetrit në Ballkan dhe në Evropë, me kulturë, traditë, besë dhe paqe.
Të tillët na e nxjerrin faqen e zezë para botës, ndërsa e vërteta është se ne nuk jemi si ky dhe ata që e rrethojnë.
