Vëllai i Ilir Konushevcit drejt Kuvendit për herë të parë – befason me numrin e votave deri tani
Po vijon procesi i numërimit të votave në Kosovë, ku deri më tani janë përpunuar mni 60% e fletëvotimeve. Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Konushevci, po shënon një rezultat të rëndësishëm në garën për deputet, përcjell Bota sot.
Me numër 15 në listën zgjedhore, Konushevci ka siguruar deri tani 13,582 vota, duke u renditur në mesin e kandidatëve me mbështetje të konsiderueshme brenda subjektit të tij politik.
Ky rezultat e vendos atë në një pozicion premtues për të hyrë për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, nëse trendi i votave vazhdon në të njëjtën mënyrë edhe gjatë numërimit të pjesës së mbetur.
Procesi i numërimit të votave po vazhdon në qendrat zgjedhore, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të saktësojnë përbërjen e re të Kuvendit.
