LDK e quan të dështuar Strategjinë për Energji, Azemi: Është bërë për të mbuluar dështimin
LDK e quan të dështuar Strategjinë për Energji, Azemi: Është bërë për të mbuluar dështimin
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka adresuar kritika në adresë të mazhorancës për votimin e Strategjisë së Energjisë për periudhën 2022-2031.
Këtë strategji, LDK-ja e quajti të dështuar.
Sipas LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje e votoi këtë strategji me urgjencë, vetëm për të mbuluar dështimin e këtij dokumenti strategjik.
Në një konferencë për media, kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka thënë se si pasojë e mungesës së një strategjie të mirëfilltë, shpesh herë ka pasur rritje të çmimit të energjisë.
“Kosova të gjitha krizat energjetike gjatë dy viteve të fundit, është futur pa pas strategji të mirëfilltë dhe pa pas ide sesi t’i menaxhojë ato kriza, e të cilat shpesh herë rezultuan edhe me rritje të çmimeve të energjisë elektrike. Dje kaloi me urgjencë në Kuvend dhe këtë po e shohim qartazi se është bërë për të mbuluar dështimin e këtij dokumenti strategjik dhe ballafaqimi me problemin kryesor të sektorit të energjisë, atë të konsumit të energjisë që përdoret për ngrohje gjatë muajve të dimrit, pra ky është problemi që shkakton në sektorin energjetik”, u shpreh Azemi.