Luan Aliu takon banorët e Përlepnicës, prezanton programin e LVV-së
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Luan Aliu, ka publikuar një video nga takimi me banorët e fshatit Përlepnicë të Gjilanit, ku ka shpalosur programin dhe objektivat e LVV-së për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Aliut, takimi është zhvilluar në një atmosferë pozitive, ndërsa ai ka prezantuar para qytetarëve prioritetet e programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vizionin për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Në përshkrimin e videos së publikuar në rrjetet sociale, Aliu ka shkruar: “Përlepnica, ia qet pikën!”, duke e shoqëruar mesazhin me sloganet dhe numrat zgjedhorë të subjektit dhe kandidatëve që mbështet.
Takimet me qytetarë po vazhdojnë në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore të LVV-së në komunën e Gjilanit, ku kandidatët e kësaj partie po prezantojnë programin dhe kërkojnë mbështetjen e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit.
