Kurti: Zotimi ynë para fermerëve të Mitrovicës po jetësohet, 500 hektarë tokë do të bëhen me sistem të ujitjes
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se po jetësohet zotimi para fermerëve të Mitrovicës për 55 hektarë tokë që të bëhen me sistem të ujitjes.
Për këtë u nënshkrua një marëveshje në mes të Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Mitrovicës.
“Fjalët po shndërrohen në punë dhe zotimet në projekte konkrete e zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për sistemin e ujitjes po jetësohet. 500 hektarë tokë në fshatrat Pirq, Vërnicë dhe Vaganicë, do të bëhen me sistem të ujitjes, pas marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Bujqësisë, Komunës së Mitrovicës dhe Ibër Lepencit për sistemin e ujitjes në këtë komunë”.
