SPORTITË FUNDIT

Tyson Fury paralajmëron rikthimin! Kështu e quajnë shqiptarin

Tyson Fury duket se konfirmon meçin e radhës më 1 gusht në Dublin, vetëm një javë pas rikthimit të Anthony Joshua.

Fury dhe Joshua tashmë kanë nënshkruar kontratat për superduelin e shumëpritur britanik, i cili pritet të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti.

Megjithatë, Joshua, 36 vjeç, fillimisht do të rikthehet në ring më 25 korrik në Arabinë Saudite, ku do të përballet me boksierin shqiptar Kristian Prenga, 35-vjeçar.

Ndërkohë, Fury, 37-vjeçar, po planifikon një meç përgatitor vetëm shtatë ditë më vonë, që pritet të mbahet në “3Arena” në Dublin.

“Herën e parë sërish në kamp, gati për luftën e 1 gushtit. Tyson është kthyer”, tha McInnes.

Ndërsa Fury e shoqëroi me mbishkrimin: “Let’s go August 1, Dublin, Ireland.”

Mediumet britanike si “The Sun” e “Independent”, shqiptarin e quajnë si boksier pak të njohur!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *