Sportistja shqiptare që po “pushton” Spanjën
Amri Anxhelina Lameborshi po shkëlqen në artet marciale mikse në arenën ndërkombëtare.
E lindur më 5 shkurt 2011 në Spanjë, ka zgjedhur që në çdo garë të përfaqësohet me krenari me flamurin kuqezi në sportin e jiu-jitsu ku është e specializuar.
Dhe pse në moshë të re, pikërisht 15 vjeç, ajo ka arritur rezultate të jashtëzakonshme duke tërhequr vëmendjen e botës së sportit me talentin e saj.
Sportistja e lindur nga dy prindër shqiptarë numëron 6 rripa NAGA, ndërsa ka fituar tre tituj kampion Bote dhe shtatë tituj kampion Europe.
Dominimi i saj është edhe në Spanjë ku është shpallur 11 herë kampione kombëtare, duke u konsideruar si një nga talentet më të spikatura të brezit të ri në artet marciale.
Pavarësisht se jeton dhe stërvitet në Spanjë, ajo nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën shqiptare, duke e ngritur flamurin shqiptar në podiume. Me ambicie të mëdha dhe një karrierë që sapo ka nisur, ajo po nderon vendin kudo në botë.
