POLITIKATË FUNDIT

Driton Tali: Limaj gaboi që nuk hyri në zgjedhje – ja pse

Driton Tali ka komentuar mbi zgjedhjet e ardhshme, duke vlerësuar se Fatmir Limaj ka gabuar që nuk është përfshirë në garën zgjedhore.

Sipas Talit, pragu zgjedhor këtë herë pritet të jetë më i ulët për shkak të daljes së vogël të votuesve në zgjedhje. Ai theksoi se Limaj, në koalicion me parti të tjera si Partia Socialdemokrate (PSD) ose LIB, do të kishte gjasa reale për ta kaluar pragun zgjedhor.

Postimi i Talit:

Ka gabu Fatmiri që nuk është fut në këtë garë zgjedhore sepse pragu kësaj radhe do të jetë më i ulët për shkak të daljes së pakët që do të jetë në këto zgjedhje.

Në koalicion me ndonjë parti tjetër si bie fjala me PSD, LIB, ose edhe me ndonjë tjetër, ka patur gjasa reale me kalu pragun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *