Rron Gjinovci e kritkon Avdylin: Dobët doktor, m’zhgënjeve!
Kandidati i LDK-së për deputet, Haxhi Avdyli ka kritikuar qeverisjen, duke e lidhur situatën me autostradën “Ibrahim Rugova”. Ai tha se një rrëshqitje e vogël dheu ka mbyllur një pjesë të saj për një kohë të gjatë, duke ironizuar se me mirëmbajtje të rregullt rruga do të ishte plotësisht funksionale dhe do të mund të realizoheshin edhe projekte të reja infrastrukturore.
Sipas tij, në vend të projekteve kapitale po dominojnë “llafet dhe poezitë”, ndërsa investimet e mëdha po mungojnë. Ai gjithashtu kritikoi mungesën e llogaridhënies publike
Deklaratës së tij i është përgjigjur analisti Rron Gjionvci, i cili tha se Avdyli, si deputet për pesë vjet, “do të duhej ta kishte ngritur këtë çështje më herët”, duke shtuar: “Dobët doktor, më zhgënjeve”.
“Si deputet qe 5 vjet ish dashtë me ngritë këtë çashtje…
Dobët doktor, m’zhgënjeve”, shkruan Gjinovci.
