TË FUNDIT

Mori çlirimtarët për gjykim: Kështu e pasqyron Specialja vrasjen e Adem Jasharit dhe familjarëve të tij

Mori çlirimtarët për gjykim: Kështu e pasqyron Specialja vrasjen e Adem Jasharit dhe familjarëve të tij

Dita e sotme shënon përfundimin e Epopesë së UÇK-së, ngjarje kjo treditore përkujtuese për sakrificën e familjes Jashari të Prekazit.

Për këtë ngjarje që ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës, flitet edhe në aktakuzën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Speciale, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Ngjarjen e Prekazit, Specialja nuk e cilëson si “masakër” por vetëm si sulm, ndonëse në të nuk u kursyen as pleq, gra e fëmijë.

“Konflikti i armatosur ndërmjet forcave të UÇK-së dhe RFJ-së u intensifikua në fillim të vitit 1998. Në shkurt dhe në fillim të marsit 1998, forcat e RFJ-së kryen sulme në Qirez/Ćirez, Likoshan/Likošane dhe Prekaz. Gjatë sulmit të 5 marsit 1998 në Prekaz, Skënderaj/Srbica, forcat e RFJ-së vranë më shumë se 50 njerëz, duke përfshirë Adem JASHARIN, një komandant i shquar i UÇK-së, dhe shumicën e anëtarëve të familjes së tij”, thotë Specialja në aktakuzën kundër krerëve, teksa paraqet me kronologji ngjarjet.

Specialja thotë se vrasja e Adem Jasharit kishte marrë jehonë të madhe, e sidomos tek diaspora, të cilët iu bashkuan UÇK-së.

“Vrasja e JASHARIT dhe anëtarëve të familjes së tij u raportua gjerësisht, duke arritur deri te anëtarët e diasporës shqiptare të Kosovës në mbarë botën. Më pas, mijëra nga diaspora dhe në Kosovë dolën vullnetarë për UÇK-në dhe anëtarët e LPK-së dhe UÇK-së, të cilët më parë ishin të vendosur ndërkombëtarisht, u kthyen në Kosovë”, thotë Specialja në aktakuzën e saj.

Pra, në dhjetra faqe aktakuzë, mbiemri Jashari përmendet veç dy herë, teksa ngjarjet e Prekazit pasqyrohen vetëm si sulme. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *