POLITIKATË FUNDIT

Haskuka: Qytetarët do ta ndëshkojnë opozitën më 7 qershor – LVV pritet ta kalojë sërish 50 për qind

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, në një intervistë për “Bota sot” ka folur gjerësisht për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke komentuar krizën institucionale, rolin e opozitës dhe zgjedhjet e reja.

Ai ka deklaruar se opozita nuk e ka pranuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje dhe ka tentuar, sipas tij, të krijojë një “bllokadë institucionale” ndaj qeverisë.

Tutje, Haskuka ka përmendur disa tentativa të Vetëvendosjes për arritje kompromisesh me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit, përfshirë edhe propozime për figura konsensuale nga shoqëria civile.

ImageIsh-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher HaskukaFoto galeri
Ish-deputeti ka pwrmendur edhe emrin e aktivistes Feride Rushiti, të cilën e ka përshkruar si figurë unifikuese dhe të pranueshme ndërkombëtarisht, por që sipas tij nuk mori mbështetjen e opozitës për arsye politike dhe jo parimore.

Gjithashtu, Haskuka ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës së ardhshme zgjedhore, duke theksuar prioritetet e tij në fushën e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe mbrojtjes së ambientit, si dhe ka shprehur bindjen se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të marrë mbështetje të lartë elektorale.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Si e vlerësoni aktualisht situatën politike në Kosovë pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri?

Mytaher Haskuka: Blloku opozitar e bllokoi zgjedhjen e presidentit duke munguar në disa seanca njëpasnjë për të pamundësuar kuorumin dhe me këtë e pamundësoi zgjedhjen e presidentit me qëllim të vetëm të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Kjo ka shkaktuar një presedan të rrezikshëm për të ardhmen ngase kjo taktikë mund të përsëritet edhe në të ardhmen, pos nëse qytetarët japin përgjigjen e duhur bllokuesve më 7 qershor.

“Bota sot”: Si e shihni rolin e opozitës rreth çështjes së presidentit, duke pasur parasysh kundërshtimin e ofertave të z. Kurti për LDK-në dhe PDK-në?

Mytaher Haskuka: Që nga data 28 dhjetor veprimet e opozitës kanë treguar që ata nuk janë të kënaqur me veridiktin e popullit dhe duan që të dënojnë qytetarët për votën e 28 dhjetorit, duke bërë një grushtet institucional ndaj qeverisë së daluar nga vota e qytetarëve.

Në aspektin kronologjik, pasi që opozita kishte paralajmëruar që nuk do të bënte kuorumin për rizgjedhjen e znj. Osmani për mandat të dytë, ne patëm propozuar ndryshime kushtetuese për amandamnetimin e ligjit ashtu që presidenti të zgjidhet direkt me votën e qytetarëve, por ja që PDK, LDK dhe AAK por edhe Lista Serbe kundërshtuan këto ndryshime. Pastaj, Kryeministri Kurti propozoi një president konsensual nga familja Jashari, por presioni opozitar dhe medial u bë aq i madh sa që kandidati nuk pranoi propozimin. Pas kësaj ne kishim një periudhë kohore kur kërkuam nga opozita të propozoj kandidatë konsensual për të cilët ne si Lëvizje VETËVEDOSJE do të ofronim nënshkrime, ngase asnjë parti opozitare nuk kishte deputet të mjaftueshëm për të propozuar kandidat. Deri 30 orë para skadimit të afatit blloku opozitar nuk ofroi emra për president, andaj për të respektuar afatet kohore ne ofruam dy kandidatë z. Glauk Konjufca dhe znj. Fatmire Kollçaku, por blloku opozitar bojkotoi seancën. Pas kësaj ne e dimë për vendimin e presidentes dhe vendimin konsekutiv të Gjykatës Kushtetuese e cila anuloi vendimin e shpërbërjes së Kuvendit dhe ofroi afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Gjatë kësaj kohe kryeministri Kurti ka pasur disa oferta ndaj PDK-së dhe LDK-së, nga dhënja e Kryetarit të Kuvenidt ndonjërës nga partive opozitare deri tek propozimi për 4 ministri dhe pozitës së zavendëskryeministrit LDK-së. Por asnjëra nga këto propozime nuk u pranuan nga blloku opozitar. Pas kësaj ne kemi ofruar opozitës tërhiqen e Glaukut dhe Fatmires dhe ofrimin e nënshkrimeve për 3 kandidatë të propozuar nga PDK dhe LDK. Fatkeqësisht edhe kjo nuk u pranua. Së fundi pasi që opozita kishte kërkuar president unifikues dhe jopartiak, ne kemi dhënë nënshkrimet për znj. Feride Rushiti një liderë nga shoqëria civil e cila kishte punuara që nga lufta me viktima të dhunës, ajo i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga opozita ishte apartiake, unifikuese, kishte kontribut të theksuar në zhvillimet në Kosovë. Pra kundërshtimi i LDK-së dhe i PDK-së nuk parimor por ishte bllokues dhe kundër vullnetit qytetar.

“Bota sot”: Pse nuk u zgjodh Feride Rushiti presidente, pavarësisht se partitë opozitare insistonin për një figurë unifikuese?

Mytaher Haskuka: Ashtu si potencova kronologjikisht, znj. Feride Rushiti ishte një figurë ideale për pozitën e presidentes personlaitet i shquar nga shoqëria civile e cila kishte punuar avancimin e të drejtave të njeriut dhe me viktimat e dhunës nga kampet e refugjatëve shqiptar gjatë luftës e deri tek adresimi i traumave të luftës. Ishte apartiake dhe unifikuese, për më tepër e respektuar ndërkombtarisht, fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare dhe së fundi ishte propozuar për Çmimin Nobel për Paqe. Por ja që opozita kishte plane tjera që të dërgonte vendin në zgjedhje për të tretën herë gjatë një viti, ngase nuk ishte e kënaqur me rezultatin zgjedhor, ku nga votat shqiptare LVV kishte fituar 57% te votave. Pra refuzimi i tyre ishte ndaj vendimit të qytetarëve jo ndaj znj.Rushiti.

“Bota sot”: Cili mendoni se ishte roli i Vjosa Osmanit në situatën aktuale politike në Kosovë? Pse nuk e mori mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje apo të z.Kurti për rikandidim?

Mytaher Haskuka: Ashtu si potencova fillimisht nuk kishte vullnet nga blloku opozitar që të bëjë kuorumin për rizgjedhjen e znj. Osmani, andaj ne patëm propozuar ndryshime kushtetuese për amandamnetimin e ligjit ashtu që presidenti të zgjidhet direkt me votën e qytetarëve, por ja që PDK, LDK dhe AAK por edhe Lista Serbe kundërshtuan këto ndryshime. Pra fillimisht partitë opozitare nuk ofruan mbështetje. Pastaj pas vendimit të saj për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës ajo u bë dëshirueshme për bllokun opozitar, si mundësi për të dëmtuar Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe për të rrëzuar qeverinë Kurti. Në këtë aspekt ne kemi qenë para një akti të kryer.

“Bota sot”: Kosova nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri dhe për këtë arsye pritet që qytetarët të shkojnë sërish në zgjedhje brenda këtij viti. Si e komentoni këtë situatë? A janë qytetarët të gatshëm për zgjedhje të reja brenda një periudhe kaq të shkurtër?

Mytaher Haskuka: Fillimisht qytetarët ishin të zhgënjyer dhe gatishmëria e tyre për të votuar ishte e ulët, por pas çdo propozimi që ne kemi ofruar dhe pas çdo bllokade që ka bërë blloku opozitar, qytetarët tanimë kanë kuptuar që për vazhdimin e reformave në drejtësi, shëndetësi dhe arsim, për vazhdimin stabilitetit dhe sigurisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, rritjen e buxhetit, të pagave dhe të mirëqenies duhet përsëri të dalin dhe të votojnë për t’i thënë jo bllokuesve.

“Bota sot”: A planifikoni të kandidoni në zgjedhjet e 7 qershorit dhe cilat janë prioritetet tuaja në këtë garë?

Mytaher Haskuka: Po do të jem sërish në listë me numrin e njëjtë 50, ngase përsëri na duhet një fitore me mbi 50%. Në këtë mandat sado të shkurtë kemi bërë shumë punë në kuvend nga aspekti im kami votuar për Ligjin për Maturën Shtetërore ku kemi adresuar shumë probleme që shfaqen gjatë testit të maturës, me ligjin e ri do të ketë monitorim më të mirë dhe saknsione për ata që lejojnë kopjime gjatë testit, duke mundësuar një garë të barabartë për të rinjtë në të gjitha komunat e Kosovës. Nuk do të ketë me tolerime për kopijime dhe maleverzime në testin e maturës të gjithë maturantët do të trajtohen barabartë.

Pastaj kemi votuar ligjin për Sigurime Shëndetësore duke adresuar një problem afatgjate që qytetarët e kanë pasur ndër vite dhe shumë ligje tjera të rëndësishme për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Unë kam qenë anëtar në tri komisione, Komisionin për Arsim, Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Komisionin për Mirëqenie Sociale, këto kanë qenë dhe do të jenë prioriteti im në të ardhmen. Pos kësaj do të shtoja mbrojtjen e ambientit dhe Prizrenin si dy prioritet dhe çdo iniciativë për avancimin tyre do të jenë në agjendën time.

“Bota sot”: Si pritet të ndikojnë zgjedhjet e reja në rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje?

Mytaher Haskuka: Qytetarët duan vazhdimin e qeverisjes së mirë dhe të pastër, pra qeverisjes Kurti ashtu votuan në shkurt 2025, ashtu votuan në dhjetor 2025 dhe ashtu do të votojnë me 7 qershor 2026. Pra, Lëvizja Vetëvendosje do të kalojë përsëri 50% e votave totale dhe do të merr besimin për qeveri dhe kuvend.

“Bota sot”: A rrezikon Kosova të futet në një cikël të vazhdueshëm krizash zgjedhore dhe politike?

Mytaher Haskuka: Ne kemi ofruar propozime të pafundme të zgjedhim presidenten dhe mos kemi krizë, ne pas fitores me 7 qershor do të ofrojmë përsëri kandidatë unifikues e pastaj mbetet bllokut opozitar të vendosin për bllokim apo për zhvillim.

Por kam një mesazh për qytetarët e Kosovës, këta në dy parë zgjedhje të kaluara nuk pranuan rezultatin zgjedhor dhe bllokuan formimin e institucioneve, duhet të votojnë përsëri ashtu që blloku opozitar të këndellet dhe të kuptoj që nuk mund të fitojnë vota duke bllokuar formimin e institucioneve që dalin nga vota e qytetarëve.

Sipas Kushtetutes dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, deputetët kanë detyrim për të ushtruar mandatin e tyre duke votuar, detyrim për të marr pjesë në formimin e institucioneve, detyrim për ushtrim të mandatit në interes publik. Andaj qytetarët duhet të vlerësojnë kush i bllokoi disa ligje të rëndësishme për shembull për Ligjin për alokimin e mjeteve për pakon e mbështetjes ndaj qytetarëve duke votuar kundër dhe kush mungoi në seancat për të votuar presidentin. Ata që nuk votojnë ligje në interes të qytetarëve dhe bojkotojnë seancat për formimin e institucioneve nuk meritojnë të jenë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pra vota e qytetarëve do të determinojë dhe ata do të vendosin për Lëvizje e jo bllokim, për zhvillim e jo stagnim, për deputet që marrin pjesë në seanca e jo për ata që bojkotojnë kuvendin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *