POLITIKATË FUNDIT

LDK-ja me Vjosën e Abdixhikut do të përfundojë si Partia e Ilir Metës në Shqipëri

Është për të ardhur keq se si LDK e Rugovës përfundoi në një parti intrigash, pabesish, servilizmi, korrupsioni dhe paautoriteti, e pabesë me anëtarësinë e vet; përfundoi si parti apo si një shoqatë pazaresh e interesash personale, grupore e klanore.

Krahu politik më i shëndetshëm i LDK-së, fatkeqësisht, është injoruar dhe përjashtuar nga injoranca dhe korrupsioni i elitës që e ka kapur LDK-në.

LDK-ja pas Rugovës erdhi gjithnjë e më shumë duke u tkurrur dhe zvogëluar politikisht, aq sa arriti të bëhet një patericë politike dhe satelit i PDK-së, në një koalicion të panatyrshëm me PDK-në vetëm për interesa personale të pazarexhinjve të saj, ish-kryetarit Mustafa me kompani, ashtu sikurse veproi edhe Vjosa Osmani që kaloi në servile të LVV-së vetëm sa për t’u bërë presidente.

Edhe Ilir Meta dhe partia e tij vepruan si satelit i dyfishtë: herë i Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe pastaj si satelit i Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Kur Ilir Meta u rikthye përsëri te partia e tij pas mbarimit të mandatit të Presidentit, ai e gënjeu veten se do të bëhej faktor dhe triumfator i madh, por përfundoi në burg për korrupsion.

Edhe Vjosa, pasi “humbi në pazar” (sepse politika e saj është pazar e bixhoz), u rikthye përsëri në origjinë, në LDK. Vjosa Osmani, si Ilir Meta i cili nga PS devijoi dhe formoi LSI-në e pastaj ia ndërroi emrin në Partia e Lirisë, ashtu veproi edhe Osmani: u largua nga LDK, formoi partinë “Guxo”, pastaj një tjetër me emrin “Shpresa”, me shpresën që LDK do ta bënte presidente.

Pranimi i saj dhe i kushteve të saj nga LDK-ja tregon mjerimin e thellë politik ku ka rënë LDK-ja, si një rast unik matrapazizmi, degradimi e falimentimi, si një parti politike e interesave të një elite të ngushtë që ka privatizuar LDK-në.

LDK-ja është partia e cila ka vetëm një objektiv: të shkaktojë kriza. Është parti e korrupsionit dhe e servilizmit, të cilën gjithmonë Beogradi e ka dashur në pushtet në Kosovë që nga çlirimi i Kosovës e në vijimësi edhe tani.

Edhe kriza më e fundit në Kosovë, ajo e Presidentit, erdhi si rezultat i komplotit dhe aleancës politike të korrupsionit, hajdutërisë dhe tradhtisë së opozitës, mediave dhe oligarkëve. Kjo krizë, ashtu si dhe ato të tjera para saj, ka vetëm një qëllim: largimin nga pushteti të Albin Kurtit, vetëm pse Albin Kurti sot është shembulli dhe modeli më i mirë politik dhe qeverisës në shërbim të interesit kombëtar, modeli i një burrështetasi të pakorruptuar që nuk bën kompromis e as pazare politike për interes personal, i pathyeshëm dhe i palëkundur as nga presioni ndërkombëtar. Albini është personaliteti i cili nuk bën lëshimin më të vogël në dëm të interesit publik, kombëtar e shtetëror.

LDK-ja është sot parti e zhveshur nga nacionalizmi dhe tërësisht e paaftë për të qeverisur. Jo më kot atë e kanë braktisur dhe as nuk ka shanse që të anëtarësohet në të rinia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *