Hafiz Shala: A na doli ish Presidentja Vjosa Osmani, në rolin e spiunës, një Mata Hari e Republikës së Dardanisë
Asnjë udhëheqësi shtetëror apo partiak nuk i vardisem për interesa personale, në të vërtetë, i urrej sjelljet e tilla te individët. Nuk është e lehtë që të dalësh kundër ish-qëndrimeve tuaja personale për të cilat je angazhuar maksimalisht, po e them me tërë sinqeritetin se edhe pse në moshë dhe përvojë në angazhimin tim mbi 58-vjeçar apo, që nga demonstratat e vitit 1968, duke vepruar sipas asaj thënieje popullore: sikur lepuri nëpër qenë, a mos po më kapin sot a nesër, këtu o aty, të përcjellur nga ish-pushteti komunist sikur ndaj të gjithë shqiptarëve të tjerë të asaj kohe.
Thuhet se në luftë shkohet për mos me vdekë, ama gjithnjë i gatshëm që jetën ta falësh në çdo moment për atdheun, siç e dhanë heronjtë e UÇK-së. Qëllimi, si në luftë ashtu edhe në paqe, është të qëndrosh sa më gjatë. Në politikë, në ato kohëra ishte të krijosh probleme duke e komprometuar sistemin, në luftë kauza është të vrasësh sa më shumë ushtarë të armikut.
Edhe unë, si tërë populli liridashës, të cilët e pritën momentin kur do të kemi udhëheqësi unike, posaçërisht në temat e çështjes kombëtare, me theks të veçantë në raport me armikun tonë shekullor Serbinë.
Binomi Albin Kurti-Vjosa Osmani ishte një befasi e mirë, të cilin populli e priti me kënaqësinë dhe shpresën më të madhe si fund i ish-pushteteve, me theks të veçantë të atyre të pasluftës në koalicione të ndryshme, të cilat më shumë ishin rezultat i dëshirës së ardhjes në pushtet sesa sjellje të ndryshimeve pozitive për shtetin, ani pse, dorën në zemër, nuk ishte e lehtë sepse fillimisht nuk ishin mundësitë që të sjellim ndryshime radikale ashtu siç e dëshironim dhe e meritonim pas gjithë atyre viktimave dhe dëmeve materiale që na i shkaktoi Serbia. Pra, nuk patëm mundësi t’i sjellim as ligjet, as Kushtetutën, as flamurin e as himnin sipas dëshirës dhe amaneteve të rilindasve tanë. Të gjitha mbetën në vullnetin e atyre që na ndihmuan për t’u çliruar, me theks të veçantë të atyre shteteve të cilat, përpos Amerikës, disa ishin në anën e Serbisë. Por, për të dalë nga prangat serbe, u deshën shumë sakrifica e koncesione të dhimbshme dhe të rënda, të cilat po na dalin pengesë e madhe gjatë rrugëtimit tonë në vazhdim të konsolidimit të shtetit.
Nuk e di se a ka menduar Vjosa, sepse hyri në xhepin e Vuçiqit të Tiranës alias Edvin Kristaq Ramës dhe a duhet të jetë dikush aq naiv të hyjë në rrjetin të cilin e dirigjon dhe e kontrollon Serbia nga rrjeti i gjerë i bashkëpunëtorëve të saj në Dardani dhe, fatkeqësisht, ata publikisht rreshtohen në anën e saj (kuptohet sipas pagesës). Nuk po të sugjeroj, por a po mendon se në bashkëpunim me autorët anti-Kurti, njëherit anti-dardan, që ai popull i cili përjetoi nga koha e pandemisë duke iu thurur ndërskamca e deri sot kur Grenellin e kemi gjithkund e askund në ndonjë “detyrë serioze”, përpos lobist me pagesë i Serbisë dhe, kuptohet, ndihmës i Gjuriqit duke organizuar takime si ai “i rangut të lartë” në Manhattan, nga i cili “mund të pritni përkrahje nga një masë më e gjerë e cila pret shpresa dhe rezultate të mëdha”. Nga aty ku thuret e çthuret çdo gjë në dëm të shtetit dhe individit, nga i cili e zbuloj aferën e lojërave në kundërshtim me interesat e shtetit sepse po e dëmtoni hallkën kryesore të shtyllës së shtetit, z. Albin Kurti, të cilin sa po mundohen ta dobësojnë, në të vërtetë po e ngrisin ose vetëngritet aty ku e meriton dhe aty ku po e vendos populli përmes votës plebishitare si shpresë e vetme për ta mbajtur shtetin stabil me gjithë ndërskamcat, por të drejtin, të ndershmin, të dijshmin, të guximshmin, të përkushtuarin e të paluhatshmin askush nuk mund ta ndalë, as Grenelli, Gjuriqi, Vjosa me Devollët e Abdixhikët sepse qëllimi është thjesht i pandershëm, ta sjellin Republikën e Dardanisë në varësi të Serbisë.
Duhet kohë, sakrifica e sprova për ta njohur bashkëpunëtorin, thjesht njeriun. Nuk thuhet thjesht se pa ia shtrënguar lëkurën njeriut nuk e di se çfarë zëri ka ose nuk njihet njeriu.
Me tërë sinqeritetin po e them se kam qenë përkrahës i Vjosës ashtu në fillim si një numër i madh i tyre, siç kanë menduar e disa mendojnë, por heqja dorë nga përkrahja jote ndodhi kur ia ktheve shpinën e ia fute thikën pas shpine Kryeministrit Albin Kurti, njeriut i cili ta çliroi Mitrovicën Veriore (vendlindjen tënde e të gjithë Dardanisë) nga Vuçiqi e grupet çetniko-kriminale dhe “Rojat famoze të urës”, të njohura për shqiptarët e asaj ane për terrorizëm të ushtruar në baza ditore. Ti, në vend se t’i dilje krah pa hezitim, ia ktheve shpinën duke lidhur marrëveshje të turpshme e më shumë të rrezikshme me anti-dardanin e anti-shqiptarin e përbetuar, Vuçiqin e Tiranës alias Edvin Kristaq Ramën.
Cili është ai shqiptar i cili do t’i bashkangjitet grupit tënd e të Lumir Abdixhikut (mund të thuhet edhe konstruktor të zgjedhjeve të parakohshme me pëlqimin e opozitës), i cili komplet është nën kontrollin e Devollëve, ortak me Serbinë.
Tamam, aspak nuk më luhatet dilema se në marrëveshje mes Grenellit dhe Vuçiqit të Tiranës dhe Vuçiqit të Beogradit, në mënyrë katastrofale edhe me bekimin e Presidentit Trump, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, përmes jush në pushtet eventual, mund të hasë në përkrahje “për t’i qetësuar të gjitha palët”, edhe atë të dëmtuarën e të copëtuarën Dardani sipas planeve të thurura më parë mes Vuçiqit të Tiranës, Thaçit e Vuçiqit, duke i “siguruar” kufijtë asisoj të kalbur e të luhatshëm në raport me Serbinë.
Po iu drejtohem të gjithë shqiptarëve, me theks të atyre të Republikës së Dardanisë, se plani i ndarjes si rezultat i marrëveshjes Vuçiqi i Tiranës, Hashim Thaçi dhe Vuçiqi i Beogradit ende qëndron dikund në skutat e sirtarëve të Beogradit. A do ta lejojmë?
Tani, sa po duket, i kanë gjetur personat më të përshtatshëm deri më tani që, me të inkuadruaren e re znj. Vjosa Osmani, përmes “lidhjeve të ngushta me Trumpin dhe Vuçiqin e Tiranës”.
Meritat më të mëdha të Vjosës për të inkuadruar Vuçiqin e Tiranës në Bordin e Paqes, njëherit edhe në këtë proces sekret, “do të përfundojnë me sukses”, sepse opozita e tërë tani është e interesuar që për ta larguar Kurtin e t’i shpëtojnë konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, të cilët janë të gatshëm për çfarëdo lëshimi ndaj Serbisë dhe Evropës, ani pse ajo e vërejti se gjërat kanë marrë kahjen e duhur pozitive, politike, ekonomike, demokratike e shtetërore.
Tani, Vjosa e ka qitur strajcën në krah sikur lypsare, e nëse dikush don për riza të zotit me ka gjuajt ndonjë votë sikur për sadaka vitra, por është e paimagjinueshme të garosh me Kurtin, të cilin populli e votoi në mënyrë plebishitare me një dallim të paarritshëm.
(Mata Hari – 1876-1917, valltare e shquar e cila spiunoi për Gjermaninë në Luftën e Parë Botërore).
Novelisti kroat August Šenoa (1838-1881) e shkroi novelën: “Ruaju nga duart e Senjit” (“Čuvaj se Senjske ruke”). E ka pas arsyen, prandaj edhe e ka marrë vëmendjen.
Populli, në këto rrethana dhe të tjerat, kurrë nuk do t’i harrojë këto të bëma ndaj atdheut, për interesa personale.
Hafiz Shala
New York, 11 maj 2026
P.S. Autori është anëtar i Bordit Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, publicist dhe autor i 5 veprave.
