POLITIKATË FUNDIT

Ҫun Lajҫi i drejtohet Vjosa Osmanit: Nuk më ka shkue mendja se ke ambicie kaq të zeza, bërllogun që e prune para pesë vitesh nuk e le në sokak

Në një postim të tij në Facebook artisti Ҫun Lajҫi i është drejtuar Vjosa Osmanit, pas rikthimit të saj në LDK.

Ai shprehet i habitur me veprimet e Osmanit, duke shkruar se ‘nuk më ka shkue mendja se ke ambicie kaq të zeza, kaq të kalbuna e inatçore — me hujin e nji kali pa fre’.

Artisti tutje shkruan se ‘për hir të Kurtit, që të mori përdore e të nxori në skenë, kur LDK-ja ta dha shqelmin e ta mbylli derën, e Kurti me plotë hirësi na tha:— kjo asht mbretnesha Presidente’, shkruan ai.

Ai tutje i drejtohet Osmanit se i humbe qytetarët që të votuan dhe tashmë e bërë të qartë se ke luftar për pushtet dhe jo shtet.

Postimi i plotë:

Moke, mos u idhno!

Nuk due me të dhanë hapësinë që egoja jote me marrë edhe ma shumë hov prej inatit që nuk munde me e marrë me vete edhe kolltukun e Presidentes, bashkë me këshilltaret tua.

Por deshta me të pyetë:

A mos ishe ti Kali i Trojës që zbarkoi para pesë vitesh, e prej barkut të atij kali zbriti nji llum njerëzish në oborrin e Kurtit?

Sepse shumë herë i kam shkrue:

— pastroje oborrin prej llumit të njerëzve me ambicie të kalbuna.

A mos je tash po ai kalë Troje që e futi prap në barkun e drunit atë llum njerëzish dhe u kthye atje prej nga erdhi?

Për këtë deshta me të pyetë, dhe deshta me t’kallxue se romani im “Bastardët” fillon me ty e pikërisht pse me Ty fillon, në Shtudgard njerëzit e LDK-së kan kërkue me djegë!

Sepse të kam mbështetë pa rezervë, se ishe e zonja me dredhë e me zhdredhë punët për mbarë.

Por s’e disha që etja për pushtet qenka kaq e madhe.

Nuk më ka shkue mendja se ke ambicie kaq të zeza, kaq të kalbuna e inatçore — me hujin e nji kali pa fre.

Bane mirë që Kalin e Trojës ma në fund e ktheve aty ku u ndërtue prej disa mjeshtërve çollakë.

E aq ma mirë që ia fshine oborrin Kurtit.

Madje bërllogun që e prune para pesë vitesh nuk e le në sokak, por e more me vete, tue e përkundë e tue i këndue ninulla.

E shihni sa mirë di me shkrue, kur krundet dalin në krye t’ujit?

Kur vlon qumështi e prej gufimit shkumbët e bardha ia shojnë zjarrin!

Edhe ti, moke, ma shuejte krejt mirësinë e dashuninë që e pata për ty.

Kuptohet — për hir të Kurtit, që të mori përdore e të nxori në skenë, kur LDK-ja ta dha shqelmin e ta mbylli derën, e Kurti me plotë hirësi na tha:

— kjo asht mbretnesha Presidente!

E shihni?

Unë s’muj me ju rrejtë.

Jam ai që kam shkrue në superlativë për mokën.

Por mokja e pështyni gjininë e vet para pesë vitesh, e tash u kthye te pështyma e saj, sepse ambicia e sëmurë për Presidencën mori flakë.

E unë s’e dija se ajo dashninë e paska pasë për pushtetin e luksin që sjell ai.

Motër!

I humbe ata që të votuen. Me vjen keq për ty!

Tani lirisht nisja e shaje dorën që të ngriti e t’uli në Presidencë dhe fol zi e ma zi për Binin, se tani të gjithë e dimë se je tue luftue për pushtet, jo për shtet.

Dhe… ma e keqja asht se e humbe fytyrën e nji shqiptareje që nuk tradhton për kolltuk e për luks!Por nejse!

10.05.2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *