TË FUNDIT

“Sinjali i alarmit është ndezur” – Dosti reagon ashpër pas deklaratave të Vuçiqit për Kosovën dhe Kurtin

Në një reagim publik, Dosti ka përmendur deklaratat e Vuçiqit para vizitës së tij në Kinë, duke thënë se presidenti serb ka folur hapur për ndryshime në raportet globale dhe për gatishmërinë ushtarake të Serbisë.

Sipas tij, shqetësuese është edhe thirrja e Vuçiqit drejtuar qytetarëve të Kosovës që të mos votojnë Albin Kurtin në zgjedhjet e 7 qershorit, por të votojnë kundër tij.

Dosti kritikon mungesën e reagimit nga politika dhe institucionet e Kosovës, si dhe nga faktori ndërkombëtar, duke vlerësuar se këto deklarata nuk duhet të kalojnë në heshtje.

Ai po ashtu ka akuzuar opozitën në Kosovë se, në betejën për pushtet kundër Kurtit, po e zhvendos vëmendjen nga rreziku që, sipas tij, vjen nga Beogradi.

Në fund të reagimit, Dosti u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë vigjilentë, duke thënë se “sinjali i alarmit është ndezur”.

Postimi i plotë i Adriatik Riza Dosti:

….Perpara nje vizite te shume pritur e te shume perfolur ne Kine …te cilen ai e ka quajtur si me te rendesishmen e karieres se tij…Vucic nuk ka nguruar te beje publike dy deklarata te tij qe kercenojne drejte per se drejti Kosoven e popullin e saj.

Para tre ditesh ai deklaroi se gjerat ne bote po ndryshojne ndaj dhe Serbia do te fitoje.

Ne tashme jemi gati per lufte – tha Vucic …dhe momentalisht disponojme nje teknollogji teper te avancuar ushtarake madje me te mire se ajo e Izraelit.

Nderkohe sot Vucic ju ka bere thirrje Kosoves e popullit te saj qe…te mos votojne Albin Kurtin ne 7 qershor por te votojne kunder tij e per rrezimin e tij…nese deshirojne qe me Serbine te mos kene me probleme.

Asnje reagim nga politika e politikanet e as nga shteti e qeveria e Kosoves lidhur me deklaratat ne fjale.

Aq me shume kur vete kundershtaret e tij politike ne Beograd ( N.Canak ) e kane akuzuar Vucicin se ka investuar 1.6 miliarde dollare per destabilizimin e Kosoves dhe rrezimin e Kurtit …

E aq me teper kur M.Gjuriq sapo deklaroi publikisht se …ne Kosove kemi bere kohet e fundit goxha pune te mira e tash po presim edhe rrezultatet pozitive te tyre …

Absolutisht as edhe nje lloj reagimi edhe nga komuniteti nderkombetar…as nga BE, as nga NATO, as nga KFOR e as nga aleatet e partneret tane historike e strategjike te pertej Atllantikut.

Nga Tirana sigurisht qe jo e jo.

E nderkohe ne Prishtine politika e politikanet vendas po vazhdojne ti hedhin benzine – zjarrit …ku vecmas Opozita, Abdixhiku, Hamza, Ramushi e Vjosa duket se me luften per pushtet kunder Kurtit e jo per ardhmerine e sigurine e Kosoves jane absolutisht ne te njejten linje me kriminelin e Beogradit – Vucic.

Kosove e popull i Kosoves zgjohu nga gjumi ji vigjilent si kurre me pare se sinjali i Alarmit eshte ndezur per ju e kundra jush e jo per kend tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *