POLITIKATË FUNDIT

Çun Lajçi i reagon ashpër Limajt e Gjinit: Mos na lutni si engjëj, se e dimë sa dreqën keni qenë

Artisti Çun Lajçi në një postim të tij në facebook i ka reaguar thirrjeve kundër kryeministrit Albin Kurti për të mos e votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai shkruan se ‘mos na lutni ju engjëj, se e dimë sa dreqën keni qenë’.

Sipas tij, ata kanë vetëm një qëllim, me e rrëzu Albin Kurti.

Artisti Lajçi i është përgjigjur saktësisht Fatmir Limajt e Ardian Gjinit, të cilët haptas kanë bërë thirrje për të mos e votuar Kurtin.

“Nuk po due me besue se ju s’e paskeni as për Kosovën, as për popullin e lodhun, por vetëm për urrejtjen e grumbullueme prej vitesh ndaj nji njeriu, mbi të cilin nuk po mundeni me shkelë, për me mbërrijtë te thesari që ju bani me vila, kulla, veturae, pare në banka e jetë pa djersë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Mos na lutni ju “ëngjëj”, se e dimë sa dreqën keni qenë

Po i lexoj thirrjet që po i bahen mërgatës prej katër kryetarëve të partive opozitare.

Po ju shoh në televizor, tue buzëqeshë, me fjalë të buta e fytyra të dhimbshme, tue na lutë neve në Kosovë e shqiptarëve në Evropë — e nuk po due me besue se jeni kaq të ligj.

Nuk po due me besue se gjithë këto përgjerime mjaltore paskan vetëm nji qëllim: me e rrëzue Albin Kurtin.

Kaq dashkeni ju? Vetëm kaq?!

Jo me i dhanë Kosovës nji qeveri me duer të pastra?

Jo nji qeveri që nuk vjedh, nuk mashtron e nuk abuzon?

Nji qeveri dijetarësh, jo si ata “analfabetë e mashtrues” deputetësh e ministrash të Kurtit.

Nuk po due me besue se ju s’e paskeni as për Kosovën, as për popullin e lodhun, por vetëm për urrejtjen e grumbullueme prej vitesh ndaj nji njeriu, mbi të cilin nuk po mundeni me shkelë, për me mbërrijtë te thesari që ju bani me vila, kulla, veturae, pare në banka e jetë pa djersë.

S’po due me besue as se Presidentja qenka ba kaq e etshme për pushtet, sa me i mbledhë prap rreth vetes (si pula zogjtë) ata që dikur i largoi prej LDK-së kur shkoi te Kurti — e tash me ulë kryet e me u përkulë para të njejtëve që e shanë e stërshanë për pesë vjet, vetëm me shpresën se mund të kthehet prap në Presidencë.

— Jo, motër, jo… t’ka dhezë me Albinin njiherë, se me Lumirin ka me t’u lagë baruti keq!

Se:

Humbësi lutet.

Hajni ban be.

Lavirja qan.

E ju sot po na flisni me za të butë, thue se keni zbritë prej qiellit.

Mos na lutni ju “ëngjëj”, kryetarë partish — pa dallim —

se e dimë sa dreqën keni qenë.

08.05.2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *