Hafiz Shala: Opozitës nuk i intereson të ketë shtet të konsoliduar
Miratimi i Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, për opozitën është njëri ndër shkaqet e bllokadës dhe krizës institucionale.
Tradhtia ka emër(ra)
Përmes thikës pas shpine kundër sovranit, si akt tradhtie kundër votës së tij plebishitare ndaj Qeverisë me në krye Albin Kurtin. Populli e as mërgata kurrë nuk do t’i përgjigjen pozitivisht opozitës dhe ftesave të Edvin Kristaq Ramës, ani pse ai këtë asnjëherë nuk e ka bërë, pasi ishte zbatues i politikës serbe, i vetëdijshëm se mërgata qëndron shumë larg tij. Prandaj edhe e kam pagëzuar me të drejtë “Vuçiqi i Tiranës”, duke u shërbyer me thënien e gazetarit të njohur të Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili pati thënë:
“Serbia kurrë kryeministër më të mirë në Tiranë nuk ka pasur që nga koha e Nikolla Pashiqit.”
Nuk mendoj se mërgata do t’i përgjigjet thirrjes tënde, sepse kjo nënkupton nënshtrim ndaj diktateve të tij, që bie se janë në koordinim me Vuçiqin. Kjo është tradhti e kurdisur ndaj Republikës së Dardanisë (Kosovës), e planifikuar sikur ajo e vitit 2024, kur Edvin Kristaq Rama u ftua nga kryetari i LDK-së për 25-vjetorin e çlirimit të Dardanisë (Kosovës), para fotografisë së presidentit historik dhe atit të Republikës së Dardanisë, Dr. Ibrahim Rugova, i ndjeri, i cili kurrë jo vetëm që nuk ka pasur respekt për të, por as që do ta konsideronte ta takonte.
Tani, si të kapërdihet kjo kur i rezervohet vend nderi folësit kryesor të nomenklaturës moniste dhe “vëllait siamez” e bashkëpunëtorit të kriminelit Millosheviq, Aleksandër Vuçiqit?
Burimet që çojnë te akti i tradhtisë datojnë, siç e ceka më lart, sepse, siç dihet, Abdixhiku kontrollohet (pasi financohet nga Devollët). Prandaj nuk ishte e rastësishme vizita e “Vuçiqit të Tiranës” në këtë kompani të regjistruar në Serbi, duke u pritur e përcjellë me pompë sikur të ishte ndonjë përfaqësues i BE-së, me ovacione nga punëtorët e urdhëruar, sikur në kohën e Enver Hoxhës.
Prandaj edhe takimet në New York me Gjuriqin, Grenellin dhe të tjerët, që nuk ishin të nivelit të presidentit/es, ani pse “Vuçiqi i Tiranës” e kishte sjellë me urdhër edhe presidentin shqiptar Bajram Begaj për ta arsyetuar – kamufluar – prezencën e ish-presidentes, si edhe znj. Spiropali, që më vonë u zbulua pjesëmarrja në darkën gala me sponsorizimin e shpenzimeve nga Devollët dhe disa oligarkë shqiptarë nga SHBA-të, të njohur për lobim përmes Richard Grenellit, një ndër kryepuçistët sipas kërkesave të opozitës së atëhershme kundër Kurtit në vitin 2020, në kohën e pandemisë. Kjo ishte diçka që nuk do ta bënte as ndonjë armik, kur shteti duhej të angazhohej për mbrojtjen e popullatës dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.
Grenell është mik i Vuçiqit të Beogradit dhe lobues me pagesë në mënyrë legale, si dhe njëherit mik i “Vuçiqit të Tiranës”. Prandaj nuk mund të pritej ndonjë gjë e mirë për Republikën e Dardanisë.
Thirrjet tuaja drejtuar mërgatës nuk do të hasin në përkrahje e miratim, sepse, përpos popullit shqiptar të Dardanisë në përgjithësi, edhe mërgata është shumë më sensitive dhe me “vaj në buzë”, pasi nuk jeton në atdhe.
Definitivisht doli se plani yt me Abdixhikun, nën regjinë e “Vuçiqit të Tiranës”, sipas kërkesës së Vuçiqit të Beogradit, ishte që përmes suspendimit të Parlamentit nga ana jote, në cilësinë e presidentes, siç thotë populli “turrë e vrap”, ta dërgonit vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Për këtë deklarove se kurrë nuk je ndier më e lumtur, sipas konstruktit të kësaj tradhtie, pikërisht në kohën kur po ndodhte konsolidimi shtetëror pas çlirimit të veriut nga Serbia, duke mbyllur zyrat paralele, ndaluar funksionimin e Kushtetutës së Serbisë dhe shumëçka tjetër të njohur për opinionin shqiptar e ndërkombëtar, me theks të veçantë atë evropian. Më në fund ata u bindën se në veri presion ushtron Serbia për ta mbajtur nën kontroll popullatën serbe. Kur Evropa e kuptoi këtë, filloi t’i largojë sanksionet dhe të deponojë mjetet e parapara për ndihma ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me suspendimin e Parlamentit, qëllimi ishte që shteti të bllokohej dhe të mbetej nën udhëheqje në detyrë, duke e rrezikuar vendin nga ndonjë sulm eventual, ani pse për fat e kemi KFOR-in dhe forcat amerikane, gardianë të shtetit dhe tërësisë territoriale, aleatin më të besueshëm dhe më të sigurt.
Lumturia që ia dhurove popullit ishte e mbështjellë me plafin e tradhtisë së mirëplanifikuar, të cilën nuk mendoj se dikush do ta pranojë hapur. Megjithatë, sovrani fatkeqësisht ka fituar përvojë edhe nga ish-opozita, e cila është në koordinim të plotë me ideatorët dhe dirigjuesit e kësaj ideje, të cilën e pranove me autorët e të dy Vuçiqëve – atij të Tiranës dhe atij të Beogradit – si kërkesë ultimative se Albin Kurti patjetër duhet të largohet nga posti i kryeministrit, sepse posti i presidentit/es nuk është problem.
Për opozitën, qëndrimi i Albin Kurtit në pushtet do të thotë zbatimi i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Jashtëligjshme e marramendëse, gjë që koincidoi me krijimin e bllokadës shtetërore e institucionale, deri – larg qoftë – edhe me organizimin e ndonjë puçi fizik, sipas paralajmërimeve nga klishetë dhe spiunët e Vuçiqit të Tiranës dhe atij të Beogradit, të njohur për opinionin dardan si Baton Stanishiqi.
Megjithatë, sovrani do ta japë verdiktin e fundit në mënyrë plebishitare, ashtu siç e dha në zgjedhjet e fundit, sepse askush nuk është i gatshëm të kthehet nën tutorin serb, siç ishte nën sundimin e opozitës nga paslufta deri në zgjedhjet e vitit 2021, kur u kthye sovraniteti i tërësishëm gradualisht deri në ditët e sotme. Ky sovranitet po rrezikohet në bashkëpunim me Serbinë, e cila ka deponuar para të mëdha për ta arritur këtë qëllim.
Mund të thuhet se tashmë dihen vullneti, dëshira dhe gatishmëria për fitore, sepse kjo është shprehje e vullnetit të popullit dhe obligim ndaj atyre që u flijuan për atdhe, duke mos ua koritur varrezat masive që në pushtet të vijnë mercenarët e atyre kriminelëve serbë që masakruan çdo familje shqiptare në Republikën e Dardanisë.
Mërgata dhe populli i zhgënjyer assesi nuk do t’i përgjigjen ftesës tënde tradhtare në bashkëpunim me opozitën, e cila e zbuloi fytyrën e saj të vërtetë.
Tradhtia ka emër(ra).
