Gjinovci kritikon PDK-në për paraqitjet publike: Duhet zë i qartë dhe me përvojë
Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me paraqitjet e fundit publike të PDK-së, duke theksuar nevojën për një komunikim më të strukturuar dhe përfaqësim më profesional në konferencat për shtyp, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, në momente të rëndësishme politike, partitë duhet të tregojnë seriozitet dhe qartësi në mesazhe, duke angazhuar persona që kanë përvojë dhe aftësi për të artikuluar qëndrime të kuptueshme për publikun.
Postimi i plotë
“PDK duhet urgjentisht me qitë në konferenca për shtyp dikon që din me thanë fjali me kuptim. Nuk munësh në ksi situata me pasë në konferencë për shtyp ni praktikant,” ka shkruar Gjinovci.
