TË FUNDIT

U përfol si kandidat konsensual, flet për herë të parë Haki Demolli

Raportimet e fundit në media për një emër të mundshëm konsensual për postin e presidentit kanë hapur diskutime të reja në skenën politike në Kosovë. Emri i ish-deputetit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Haki Demolli, u përmend si një kandidat që mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore.

Megjithatë, vetë Demolli ka mohuar kategorikisht se ka pasur ndonjë komunikim apo ofertë konkrete në këtë drejtim. Në një prononcim për Bota Sot, ai theksoi se nuk është kontaktuar nga asnjë subjekt politik lidhur me këtë çështje.

“Lidhur me pyetjen tuaj, unë mund t’ju them se askush nga LVV e as nga ndonjë subjekt tjetër politik nuk më ka kontaktuar për ndonjë bisedë lidhur me postin e Presidentit apo ndonjë bisedë tjetër të natyrës politike apo qoftë edhe bisedë të natyrës thjesht shoqërore”, deklaroi Demolli për “Bota sot”.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur diskursi politik në vend është përqendruar në gjetjen e një figure të pranueshme për të gjitha palët për postin e presidentit, një proces që tradicionalisht ka kërkuar konsensus të gjerë politik.

Deri më tani, megjithatë, nuk ka sinjale zyrtare për ndonjë marrëveshje konkrete mes partive politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *