POLITIKATË FUNDIT

Arjeta Fejza: VV ka qenë proaktive, opozita nuk ka ofruar zgjidhje për krizën politike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza në Politiko tha se partia e saj ka qenë e gatshme dhe proaktive në çdo fazë të procesit për presidentin, me synim gjetjen e zgjidhjes dhe tejkalimin e bllokadës institucionale.

Ajo theksoi se Vetëvendosje ka bërë hapa konkretë për bashkëpunim, përfshirë kërkesat për takime dhe oferta ndaj partive opozitare.

“Besoj që Vetëvendosja ka qenë edhe proaktive edhe e gatshme dhe gjeneroze në secilën fazë të këtij procesi, duke u munduar me gjet një zgjidhje dhe me dalë nga kjo bllokadë. Veprimet tona, duke filluar nga kërkesa për takim deri tek ofertat konkrete në raport me LDK-në dhe PDK-në, e dëshmojnë këtë,” tha Fejza në Politiko.

Ajo shtoi se opozita ka mbetur vetëm në qëndrim refuzues pa ofruar zgjidhje konkrete për situatën politike.

“Është shumë e rëndësishme me pa çka ka bërë opozita përtej refuzimit dhe bllokimit. Nuk është se në asnjë rrethanë kanë ofruar ndonjë zgjidhje për me dalë nga kjo situatë. Kur kemi kërkuar një emër, nuk ka pasur emër, kur kemi ofruar marrëveshje nuk kanë dashur marrëveshje,” u shpreh ajo.

Fejza shtoi se opozita duhet të shpjegojë qartë qëndrimet e saj lidhur me kërkesat për zgjedhje dhe pritjet politike në këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *