OPINIONTË FUNDIT

Surroi demanton propagandën e PDK: Askund në Iibrin e AIbright s’përmendet emri i Hashim Thaçit e as i imi, makineria e rrenave vazhdon

Veton Surroi, publicist dhe shkrimtar, ka reaguar ndaj një citati të shpërndarë, i cili i atribuohet ish-sekretares amerikane Madeleine Albright.

Surroi ka përgënjeshtruar pretendimin për citatin, duke treguar se është i rremë.

Postimi i plotë:

MAKINERIA E RRENAVE VAZHDON

Pra citati është i rrejshëm për këdo që merr në dorë librin e z.Albright. Por, për postuesit , grupin e Facebook “Diaspora me PDK” është arritur efekti; mesazhi është përsëritur nga 48 përdorues të tjerë.

Në prodhimin e përditshëm të rrenave grupi i cili besoj se ka djegur më shumë libra se sa që ka lexuar nxori rrenën e rradhës. Këso here citohet Madeleine Albright dhe libri i saj “Hell and Other Destinations: A 21st-Century Memoir “. Madje, ceket edhe faqja 241 si vendi ku gjendet citati i supozuar.

Libri i ka 370 faqe dhe NË ASNJË vend nuk gjendet emri I Hashim Thaçit e as imi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *