OPINIONTË FUNDIT

Del në gjyq shqiptari që vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç të shoqen dhe e fshehur trupi në papafingo, ngjarje e ndodhur në Greqi në nëntor të 2024.

I pandehuri e mohon akuzën, duke pretenduar se ishte i tërbuar dhe u kërkoi falje fëmijëve të tij dhe familjes së gruas së tij. Nëna e viktimës dëshmoi se e bija punonte shumë sepse burri i saj nuk sillte para në shtëpi, ndërsa seanca e radhës e gjyqit do të mbahet muajin tjetër.

“E mbyta me fishën e karikuesit”, zbardhet deklarata e shqiptarit që vrau gruan në Athinë: Nuk doja të zgjoheshin fëmijët, kur u larguan…

Kastriot Cenko, para togave të zeza tha se ishte në gjendje të rënduar kur e ka kryer krimin.

“Isha në gjendje të tërbuar, nuk isha në një gjendje të qetë mendore siç thotë aktakuza, nuk kishte paramendim. Gjithçka ndodhi në atë moment. Dua t’u kërkoj falje të thellë fëmijëve të mi që i privova nga nëna e tyre dhe një falje të thellë familjes së saj”, tha ai.

Dëshmi ka dhënë edhe nëna e Albës së ndjerë.

“I pandehuri më kishte telefonuar dhe ishte bërë sikur ishte i shqetësuar për vajzën time. Më tha se kishte marrë valixhen dhe ishte larguar. Pyesja veten nëse ajo ishte larguar vërtet për në Shqipëri. E pyeta nipin tim ‘ku është nëna jote’ dhe ai më tha ‘Nuk e di’”, tha ajo.

“Nuk duhej të kishte arritur deri këtu. Vajza ime më thoshte se ishte e trishtuar, se punonte shumë dhe se po bënte tre punë sepse ai nuk po sillte para në shtëpi. Ajo më kishte thënë se nuk po kalonte mirë në shtëpi, por jo se kishte ndërmend të braktiste burrin dhe fëmijët e saj”, tha ajo me lot në sy.

“Nuk dua që t’i bëjnë asgjë, dua që ai të ma kthejë vajzën. A mundem?”, tha ajo në ngashërim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *