OPINIONTË FUNDIT

​Themelohet Garda për mbrojtjen e natyrës

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se mandatin e kaluar janë ndarë 10 milionë euro për ndërtimin e shtretërve të lumenjve.

Kështu tha ai në Ditën Botërore të Tokës, ku edhe është nënshkruar memorandumi mes Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Punëve te Brendshme për themelimin e gardës për mbrojtjen e natyrës.

Kurti tha se garda është aleancë mes qytetarëve dhe shtetit.

“Pasuritë natyrore nuk janë të askujt veçmas por janë të gjithëve bashkë. Garda për mbrojtjen e natyrës është shprehje e ndryshimit të thellë. Një shtet që nuk është spektator por veprues. Pra, politika, veprime dhe masa paraprake duke mos pritur për reaksion ndaj dëmit që tashmë është shkaktuar”, ka thënë Kurti.

Se themelimi i gardës do të parandalojë shkeljet në mjedis, tha i pari i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla.

“Garda për mbrojtjen e natyrës qe konkretizohet sot përmes vendimit të ministres dhe marrëveshjes së MPB-së dhe Ministrisë së Mjedisit është një nga mekanizmat qe parandalon shkeljet. Do të jemi në mbështetje të plote të të gjithë akterëve qe asnjë shkelje të mos mbetet pa u trajtuar”, tha ai.

Ndërkohë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli deklaroi se do të angazhohen mbi 100 gardianë në kuadër të gardës për të raportuar për shkeljet në natyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *