TË FUNDIT

Rifat Jashari: Ju lus të jeni bashkë e të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Rifat Jashari: Ju lus të jeni bashkë e të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Në seancën solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, ishte i pranishëm edhe Rifat Jashari.

Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se duhet të jenë bashkë ndaj Serbisë, e pastaj të trajtohen çështjet e tjera, përcjell lajmi.net.

“I përshëndes të gjithë, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë e bijat tona. Ne kemi arritur sot këtu, jemi tubuar të lirë t’i qajmë hallet së bashku. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, familjarët e personave të zhdukur. Iu uroj shëndet, lavdi e nder të gjithë atyre që ranë. Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen.

Ju kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi më të tjerat”, tha Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *