TË FUNDIT

Lista Serbe koordinohet me opozitën për të penguar zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar procesin e votimit të dy gjyqtarëve shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Kushtetutës së Kosovës për tu zgjedhur një gjyqtar kërkohet shumicë e cilësuar (2/3 e votave) e deputetëve pjesmarrës në votim.

Deputetët e Listës Serbe sot gjatë ditës nuk kanë marrë pjesë fare në seancat e e Kuvendit ku u votuan shumë projektligje. Mirëpo si duket ne koordinim me opoziten ata u aktivizuan në orët e pasdites pikërisht kur filloi procesi i votimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Krejt kjo ka ndodhur për ta penguar zgjedhjen e gjyqtarëve nga deputetët e shumicës për shkak se me pjesmarrjen e Listes Serbe në këtë proces të votimit u pamundësua zgjedhja dy gjyqtarëve për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk arriten t’i ketë 2/3 e votave të deputetëve pjesmarrës.
Kështu në raundin e pare moren pjesë 114 deputet dhe votat u ndanë si më poshtë:

Benina Kusari – 3 vota

Emine Avdyli Pozhari – 58 vota

Flamur Mrasori – 47 vota

Jonida Xhafaj – 57

Shpresa Emra – 14 vota

Zahir Qerkini – 43 vota

Ndërsa në raundin e dytë morën pjesë

115 deputetë dhe votat u ndanë si më poshtë:

E pavlefshme – 1

Emine Avdyli Pozhari – 63 vota

Flamur Mrasori – 43 vota

Jonida Xhafaj – 62 vota

Shpresa Emra – 12 vota

Zahir Qerkini – 42 vota
Procesi është duke vazhduar në raundin e tretë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *