OPINIONTË FUNDIT

“Kosovën nuk e ka bo proamerikane Vjosa Osmani”, publicistja godet Vjosa Osmanin: Nuk është më shembull

Publicistja Elida Buçpapaj ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani, duke deklaruar se nuk e mbështet më për shkak të qëndrimeve të saj të fundit, të cilat sipas saj bien ndesh me transparencën dhe standardet që ajo dikur përfaqësonte.

Në një reagim të gjatë, Buçpapaj thekson se më herët e kishte konsideruar Osmanin si model për elitat e reja politike, por se kjo bindje ka ndryshuar pas zhvillimeve nga 25 shtatori 2025 e deri më sot.

Ajo e akuzon presidenten për mungesë transparence dhe shmangie të përgjigjeve ndaj pyetjeve me interes publik, duke përmendur dy intervista të fundit në media si shembuj të kësaj sjelljeje. Sipas saj, paraqitjet në studio nuk ishin intervista të mirëfillta, por monologë ku Osmani “i thur lavdi vetes”.

Buçpapaj ndalet edhe te çështja e dekretit të 6 marsit për Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se presidentja nuk ka pranuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës që e rrëzoi atë dekret.

Sipas saj, edhe narrativa e Osmanit për raportet me kryeministrin Albin Kurti është e paqëndrueshme dhe jo e mbështetur në fakte. Ajo përmend gjithashtu pretendimin se Osmani kishte refuzuar të përgjigjej nëse i ishte ofruar posti i ministres së Jashtme, duke e cilësuar këtë si mungesë etike ndaj publikut.

Në analizën e saj, Buçpapaj kritikon edhe mënyrën si Osmani e paraqet rolin e saj në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta atribuar këtë orientim politik meritë personale.

Ajo rikujton se orientimi proamerikan i Kosovës është një politikë e kahershme, e lidhur ngushtë me trashëgiminë e Ibrahim Rugova dhe me kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan ndër vite.

Në fund, Buçpapaj ngre pikëpyetje edhe për qëndrimet e Osmanit ndaj administratës amerikane, duke theksuar se nëse ka pasur kërkesa për koncesione nga partnerët ndërkombëtarë, atëherë mbetet e paqartë pse ato nuk janë parandaluar.

Shkrimi i plotë:

E kam mbështetur Vjosa Osmanin duke e argumentuar këtë mbështetje me qendrimet e saj dhe konsideruar si model për elitat e reja.

Tash nuk po e mbështes Vjosa Osmanin po për qendrimet e saj prej 25 shtatorit 2025 e deri sot. Gjithmonë duke iu referuar fakteve. Vjosa Osmani nuk është politikania që e paraqisja si shembull.

Ajo pohon me të madhe se është transparente, por nuk deklarohet as me sinqeritet dhe as me transparencë, përkundrazi i shpall tabu dhe nuk iu përgjigjet pyetjeve që ka për të publiku.

Deri tani ajo ka bërë dy dalje publike si e intervistuar në një studio të Tiranës, tek Syri.net dhe tek Pressing në Prishtinë, ku ajo po deklamon atribute personale që po i përsërit pa patur masën si kriter. Të dyja daljet e saj kanë një emërues të përbashkët: nuk kemi të bëjmë me intervistë, sepse mungojnë pyetjet për të cilat kërkon përgjigje Kosova dhe Vjosa Osmani, pa pikë modestie, i thur lavdi e hymne vetes dhe kultit të individit.

Kulmi ishte kur tek Pressing ajo nuk e pranoi se Gjykata Kushtetuese ia hodhi poshtë dekretin e 6 Marsit, me të cilin ajo e shpërndau dhe e nxori për 19 ditë jashtë funksionit Kuvendin e Kosovës.

Më 6 mars tha se nuk ishte Pejgamber. Tash që, u vëretua me Gjykatë Kushtetuese se kishte gabuar, ndërkohë që konstitucionalistë thanë se ajo e kishte shkelur Kushtetutën në tentativë grusht shteti, në vend të përditësohet e të kthjellohet, bëhet edhe më logoreike.

Në të dy studiot televizive Vjosa Osmani bëri zhurmuesin me një shfaqje teatrale monologjesh të gjata deliri madhështie, duke përsëritur veten ndërsa dy intervistuesit kishin marrë urdhër me i ndejtë sus!

Sipas performancës së Berat Buzhalës, koha kundër Vjosa Osmanit e koha pro Vjosa Osmanit.

Tek Pressing u vu re një mungesë etike, kur invervistuesi pyeti me insinuata sikur Kurti dhe Donika kishin mbajtur qendrime negative ndaj Vjosës, gjë që nuk është e vërtetë, përkundrazi, dhe Presidentja e gjashtë e Kosovës jepte përgjigje duke i marrë insinuatat të qenësishme!

Edhe konkluzioni i saj, se ajo e mbështeti Kurtin kur ai i kishte të gjithë kundër dhe Kurti e rrëzoi Vjosën kur ajo i kishte të gjithë me vete, është një fluturim pindarik, i pa mbështetur në fakte. Por edhe sikur Vjosa t’i ketë bërë për vete PDK, LDK dhe AAK, s’kemi asnjë deklarim politik as të saj e as të partive të opozitës se ajo ishte kandidatja e tyre apo se me marrëveshje ajo kishte votat e opozitës. Dhe nëse Vjosa Osmani e ka bërë për vete opozitën, (të na e tregojë si ), ky bashkëpunim presidencë-opozitë duhej të lidhej me kuorumin, pavarësisht se kush do të emërohej kreu i ri i shtetit, Vjosa apo emër tjetër. Kur flasim për parime nuk llogaritet interesi vetjak për pushtet.

Po ashtu Vjosa Osmani iu përvodh pyetjes nëse kishte marrë nga Kurti propozim për postin e Ministres së Jashtme të Kosovës. Edhe këtu kemi bjerrje të etikës ndaj publikut, pasi e vërteta është se Vjosa Osmani e ka marrë këtë propozim, që do të thotë se narrativa e saj se “Kurti e rrëzoi, ndërsa ajo e mbrojti” është false dhe artificiale.

Në të dy studiot televizive, ku u paraqit, kishte logori dhe populism të tipit “gju më gju me popullin”.

Tani të ndalemi tek Proamerikanizmi i Kosovës.

Kosovën nuk e ka bo proAmerikane Vjosa Osmani !

Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) i vitit 2026, i nënshkruar nga Presidenti Trump më 18 dhjetor 2025, që përfshin “Aktin e Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor”, ku bën pjesë Kosova, si strategji e politikës së jashtme të SHBA, një sukses i madh për paqen dhe stabilitetin afatgjatë, ku përcaktohen vijat e kuqe, që ndalojnë ndarje apo ndryshimin e kufijve , Vjosa Osmani me një megalomani të paparë, ia atribuon vetes dhe ekipës (ekipit) së saj.

E vërteta është se Kosova ka qenë gjithmonë proAmerikane edhe kur Vjosa Osmani nuk ishte shfaqur në asnjë horizont të politikës së Kosovës.

Ka mbetur postulat i strategjisë kombëtare të Kosovës thënia e Ibrahim Rugovës se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati historik dhe i pazëvendësueshëm i Kosovës.”

Aleanca midis SHBA dhe Kosovës as nuk ka nisur dhe as nuk mbaron me mandatin e përfunduar të Vjosa Osmanit.

Është një Aleancë ekzistenciale, e farkëtuar nga Komuniteti i nderuar Shqiptaro-Amerikan i cili lobonte për Kosovën pa kërkuar si shkëmbim pushtet, lobonte për Kosovën duke u lidhur me ish Kongresmenin Joe DioGuardi që bashkë me Kongresmenin Tom Lantosh do ta vizitonte Kosovën për herë të parë në nëntorin e 1989 dhe që atëher’ do të krijonte lidhje të pazgjidhëshme të emrave më të shquara të administratave të SHBA me Kosovën, jo për një ditë, por çdo ditë, me vite, dekada pandalshëm. Këto lidhje nuk duhet kurrë të ndërpriten.

Kosova ka qenë gjithmonë proAmerikane, edhe para Vjosa Osmanit, edhe pas Vjosa Osmanit!

Kur Vjosa Osmani pohoi tek syri.net se administrata Biden kërkonte koncesione, e përse ajo nuk mundi që t’i ndalte dot, qoftë edhe me gjithë ekipën (ekipin) e saj me Donika Bujupin dhe me Melisa Haradnajn etj. Atëherë le të krenohej.

——

—–

Më poshtë po ju sjell Aktin e Mbrojtjes në një formë të koncentruar sipas Reuters

The 2026 National Defense Authorization Act (NDAA), signed by President Trump on December 18, 2025, includes the “Western Balkans Democracy and Prosperity Act,” which reinforces U.S. support for Kosovo’s Euro-Atlantic integration, regional stability, and efforts to combat malign foreign influence.

The law promotes dialogue, rule of law, and democracy across the region, while supporting U.S. economic and energy security interests.

Key aspects of the NDAA 2026 regarding Kosovo and the region include:

Western Balkans Stability:

The Act strengthens US engagement in the region, focusing on anti-corruption, civil society, and combating Russian and Chinese malign influence.Support for Kosovo: The legislation supports the Euro-Atlantic aspirations of Kosovo, along with other Western Balkan nations.

Democracy and Economy: The Act focuses on the economic and democratic development of the region, emphasizing regional integration and energy diversification.

Policy toward Serbia/Kosovo:

It encourages the continuation of the normalization dialogue between Belgrade and Pristina and includes provisions aimed at protecting regional stability, with some interpretations supporting a focus on achieving mutual recognition.

The legislation, part of a broader, bipartisan $901 billion defense package, reaffirms a continued U.S. commitment to European and Balkan security. (Reuters)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *