OPINIONTË FUNDIT

“Ose shtetndërtim, ose kalbje politike” – mesazh i fortë për Abdixhikun

Pas takimit pa rezultat mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, ka reaguar familja e veprimtarit Haki Imeri, duke bërë thirrje për marrëveshje politike që do të mundësonte zgjedhjen e presidentit dhe stabilitetin e vendit.

Në reagim, ata theksojnë se LDK duhet të marrë vendime të qarta politike për të ardhmen e saj, duke e parë këtë si moment vendimtar për drejtimin e partisë dhe skenën politike në Kosovë.

Shkrimi i plotë:

Miq,

– Askush nuk ka më luksin që të shkojmë në zgjedhje e le më z.Abdixhiku .

-Ai është përballë një prove që ndan liderët nga figurat kalimtare.

-Opsioni i parë është i qartë: marrëveshje me Albin Kurti për zgjedhjen e Presidentit dhe për stabilitetin e vendit.

-Ky është një akt reflektimi , guximi politik dhe përgjegjësie kombëtare.

-Me këtë hap, Kosova fiton, qytetarët fitojnë, dhe LDK ka një shans real të dalë nga hija e së kaluarës, të pastrojë plagët që ia kanë hapur figurat e vjetra si Isa Mustafa .

-Lumiri duhet të rikthejë dinjitetin e humbur te partise .

– Është rruga e rimëkëmbjes dhe e rikthimit në skenë si forcë serioze.

-Opsioni i dytë është rreshtimi me Shikun ; kapitullimi..

– Është zgjedhja për t’u zvarritur pas mbetjeve të një politike të kalbur, për t’u bërë pjesë e një rrethi të konsumuar-kriminal ;PDK-AAK, Lista Serbe.

– Në këtë rrugë, LDK nuk ka të ardhme siç nuk pati deri tani.

-Vetëm zbehje, shpërbërje dhe zhdukje e vazhdueshme politike.

-Kjo nuk është më çështje taktike. Është çështje mbijetese.

-Ose Lumir Abdixhiku e pozicionon veten në anën e shtetndërtimit dhe të së ardhmes, ose e vulos LDK-në si një relike politike pa peshë.

-Koha e kompromisit me të kaluarën dhe partite e krimit e haraqit te mbyllet, nese Lumiri deshiron qe partia e tij te ringjallet ..

-Tani është momenti i prerjes së qartë: përpara me një Kosovë që ndërton shtet, ose prapa me një rreshtim kriminal që vetëm kalbet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *