OVL po përpiqet t’ia “kafshojë kokën” Albin Kurtit – me dhëmbët që ia kanë ‘huazuar’ ish-komandantët më të pandershëm të luftës
Më dhëmbet e komandantëve më të pandershëm të luftës, të cilët gjatë luftës u pasuruan përmes plaçkitjes së fondeve të luftës ndërsa pas përfundimit të luftës u shndërruan në milionerë dhe miliarderë përmes abuzimit me buxhetin e shtetit, përmes përvetësimit të fondeve për rindërtimin e infrastrukturës, përmes manipulimit të tenderëve, përmes privatizimit dhe përvetësimit të sektorëve më të rëndësishëm të doganave dhe sidomos përmes privatizimit mafioz të ndërmarrjeve shtetërore.
Janë po të njëjtët komandantë që e kanë kthyer në normë juridike pandëshkueshmërinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe pandëshkueshmërinë e vrasjeve politike dhe të “vetëvrasjeve të detyruara”, duke e kapur plotësisht prokurorinë dhe gjyqësorin.
Janë po të njëjtët komandantë që në negociatat e Brukselit kanë nënshkruar marrëveshje fatale me përfaqësuesit e politikës gjenocidale serbe – marrëveshje që i kanë dhënë Serbisë kontroll apo ndikim të paprecedentë mbi veriun e Kosovës.
Janë po të njëjtët të vetëquajtur komandantë që, në bashkëpunim me strukturat kriminale dhe terroriste të “Listës Serbe”, e kanë shndërruar veriun e Kosovës në një parajsë të krimit të organizuar, të korrupsionit, të trafikimit të armëve, të prostitucionit, si dhe në një plantacion për mbjelljen e narkotikëve dhe në një qendër për prodhimin e kriptovalutave.
Janë po të njëjtët ish komandantë që e kanë shndërruar veriun e Kosovës në një “Kazablankë” të shërbimeve sekrete armiqësore.
Janë po të njëjtët komandantë që i kanë shndërruar mediat kryesore televizive të Kosovës në zëdhënëse të propagandës hibride serbe.
Dhe në vend që të turpërohen, të pendohen dhe të kërkojnë falje për cinizmin, hipokrizinë, korrupsionin dhe tradhtinë e tyre të paprecedentë, si dhe të reflektojnë dhe ta pyesin vetën :
Pse nuk e gëzojmë më besimin e 70% të shqiptarëve dhe pse nuk e kemi as mbështetjen e familjes Jashari, ata shpifin se gjoja Albin Kurti po e financojka urrejtjen e shqiptarëve ndaj tyre.
Në këtë mënyrë, ata po u thonë shqiptarëve se ju mendoni dhe analizoni me “trurin e Albin Kurtit”, duke harruar se ky është nënçmimi dhe ofendimi më i madh i mundshëm që mund t’ua bëjnë, sepse nënkupton që shqiptarët nuk kanë mendim të tyre.
A ka nënçmim më të madh se ky?
Dhe çfarë po bën OVL?
Në vend që t’i pastrojë listat nga veteranët e rrejshëm dhe t’ua kthejë dinjitetin veteranëve të vërtetë, ajo po proteston kundër ekspozitës së Shkëlzen Gashit, e cila dokumentoi, ndonëse në mënyrë të paplotë, numrin e viktimave të luftës dhe vendndodhjen e krimeve të luftës.
Po proteston edhe pse vetë nuk ka dokumentuar kurrë asgjë.
Dhe pse po e bën këtë?
Sepse është e tmerruar nga ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
Shtrohet pyetja: pse OVL nuk protestoi kur Hashim Thaçi e nënshkroi “Zajednicën”, apo kur Haradin Kuçi e mbylli komisionin për hetimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës?
Pse nuk protestoi kur Hashim Thaçi ushtroi presion të jashtëzakonshëm mbi deputetët e Kuvendit të Kosovës për të votuar Gjykatën Speciale, “Demarkacionin” dhe “Zajednicën”?
Pse nuk protestoi kur Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa u morën vesh brenda pak sekondash për ndarjen e përfitimeve përmes privatizimit të doganave dhe të kontrollit teknik të automjeteve?
Pse nuk protestoi kur pikërisht këta komandantë i mbushën listat e saj me veteranë të rrejshëm – jo vetëm për përfitime materiale, por edhe për krijimin e një baze të manipuluar votash?
Sepse është pjesë e të njëjtës lojë të pistë me fatin e popullit dhe të shtetit.
