OPINIONTË FUNDIT

Rron Gjinovci ‘shpërthen’ pas bastisjes së Shkëlzen Gashit: Lexojeni me sytë tuaj!

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas bastisjes së banesës së Shkëlzen Gashit nga organet e rendit, duke kritikuar vendimin e Prokurorisë Speciale për hapjen e rastit penal.

Sipas tij, veprimet e Prokurorisë dhe hetimet për “ndryshimin e të vërtetës për luftën çlirimtare” janë të diskutueshme. Ai ka publikuar edhe një pjesë të dokumentit ku thuhet se Gashi dyshohet për përçarje dhe deklarata publike që lidhen me luftën në Kosovë.

Reagimi i Rronit:

Qysh ka kohë Prokuroria Speciale me autorizu Drejtorinë e Krimeve të Randa dhe Drejtorinë e Krimit të Organizum me hetu “ndryshimin e të vërtetës për luftën çlirimtare”

Lexojeni me sytë e juj. 🤦‍♂️

“Prokuroria Speciale ka hapur rast penal ndaj të dyshuarit Shkëlzen Gashi, i cili me veprimet e ti publike dyshohet se ka shkaktuar përçarje dhe mos durim me qytetarëve tanë dhe duke dëmtuar dhe ndryshuar të vërteten e luftës çlirimtare në Kosovë”

“Në veçanti, të sigurohet menjëherë prezenca e të dyshuari Shkëlzen Gashi, i cili do të pre intervistohet në cilësinë e të dyshuarit duke sqaruar veprimet e tij, dhe nga i ka siguruar burimet e informatave te cilat edhe i ka publikuar e të cilat duket të jenë të pavërteta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *