OPINIONTË FUNDIT

BE i vë ‘frenat’ Ramës dhe Vuçiqit, Kos ia rrëzon planin – Tali zbulon prapaskenat

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka hedhur poshtë propozimin e Aleksandar Vuçiqit dhe Edi Ramës, të cilët bënë thirrje për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate në tregun e përbashkët të BE-së dhe në hapësirën Shengen, pa marrë të drejtën e vetos.

Konkretisht, komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse Aleksandar Vuçiqi dhe Edi Rama e dinë se sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit.

“Nuk jam e sigurt nëse Vuçiqi dhe Rama e dinë sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit apo të tregut të përbashkët dhe se procesi i reformave është i vështirë si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE”, ka thënë Kos në një intervistë për Politico.

E në lidhje me këtë refuzim që Kos ia ka bërë Ramës dhe Vuçiqit, për “Bota sot” foli ish-deputeti Driton Tali.

Si fillim, ai kritikoi Ramën, derisa tha se nuk është hera e parë që bën këso lëvizje politike, e të cilat sipas tij, vijnë si pasojë e “kompleksit të inferioritetit” që ka ndaj Vuçiqit.

“Nuk është hera e parë që Rama bënë kësofar sihariqe. Unë këtë e shoh nga prizmi i “kompleksit të inferioritetit” që ka Rama (Tirana) ndaj Vuçiqit (Beogradit). Ky kompleks është nga koha e komunizmit, sidomos ishte i pranishëm te “blloku” dhe te të privelegjuarit e bllokut. Rama siç dihet është pinjoll i një familje të privilegjuar kulturore”.

Krahas kësaj, Tali komentoi qasjen e Ramës ndaj liderëve shqiptarë të Kosovës, këtu përmendi edhe sjelljen ndaj Kurtit, derisa vuri në pah dallimet që i ka në raport me qasjen ndaj Vuçiqit.

Madje, ai potencoi se, Rama i dilte ndihmë Vuçiqit me deklarata të ndryshme, kur ndërkombëtarët e kritikonin dhe i bënin presion presidentit serb.

“Duhet cekur gjithashtu, se te ky grup i qytetarëve të Shqipërisë (pra te ata që thonin “vëllezërit kinezë dhe fqinjët kosovarë”), në lidhje me shqiptarët e ish Jugosllavisë, kanë “kompleks superioritetit”.

ImageDriton TaliFoto galeri
Te sjellja e Ramës vërehen këto dy tipare. Derisa liderët shqiptarë të Kosovës nuk i përfillë, sa për freskim të kujtes të përmendi ngatërresat me Thaçin, pastaj eskalimet me Haradinaj deri në kacafytje fizike, e sjelljen me Kurtin etj.

Kurse ndaj Vuçiqit gjithnjë e ka nevojën për t’u dëshmu si liberal dhe anti nacionalist si bie fjale para katër vite kur i tërë Perëndimi i bënte presion Vuçiqit për ta futur Rusinë në embargo, Edi Rama i dilte ndihmë Vuçiqit me deklarata si “duhet kuptuar lidhjet historike të Serbisë karshi Rusisë”, apo “nuk është Serbia ajo që po e rrezikon stabilitetin e Ballkanit por Perendimi me kërkesat për futje në sanksione të Rusisë”. Pastaj aktivitein e tij për”Otvoreni Balkan” që nuk ishte asgjë tjetër pos “Srpski Svet” i Vulinit, apo vazhdimësi e “Balkan, balkansim narodima” të Pashiçit etj”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, Tali tha se, deklarata e Kos është sinjal që Serbia e nuk munden të imponojnë rregulla dhe se nuk mund të ketë integrim të pjesshëm pa reforma të plota.

Madje, ai ‘goditi’ Ramën e Vuçiqin, duke thënë se të dy çalojnë në transparencë, luftim te korrupsionit dhe sudim të ligjit.

“Për mos ta zgjatur tutje, editoriali i Ramës dhe Vuçiqit në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” me titull “Kërkojmë integrim të shpejtë pa të drejtë vetoje”, duhet shikuar në atë optikë, them unë.

Gjersa, nëse duam ta shtjellojmë refuzimin e Komisioneres së UE’së për Zgjërim, Marta Kos, me fjalë të kuptueshme ishte: Serbia e Shqipëria janë dy shtete të papërfillëshme dhe si të tilla nuk munden të imponojnë rregulla – sa ma shpejt që të ju hyjë në kokë kjo mesele aq më mirë për juve dhe aq më lehtë për neve! Sepse UE nuk është “Hani i Dilit” ku mund të futet kushdo dhe kurdo e si të doje!!!

Pra: nuk ka integrim të pjesshëm pa reforma të plota.

Reformat nënkuptojnë transparencë, luftim te korrupsionit dhe sudim të ligjit, fusha ku që të dy këta “minj politikë të cilët po e aktrojnë elefantin” çalojnë”, përfundoi Driton Tali për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *