TË FUNDIT

Sekonda që të ngrijnë – shikoni çfarë ndodh në mes të rrugës në Kroaci

Videoja e një burri që i shpëtoi vdekjes për pak në Zagreb, pasi një erë e fortë i hodhi një llamarinë metalike me shpejtësi të lartë, është ndoshta videoja më e shikuar në internet këto dy ditë.

Ai ka sqaruar se si ndodhi rasti.

“Ndodhi në rrugën Vinogradska pranë rrethrrotullimit. Po shkoja në punë dhe papritmas pashë llamarinën prej kallaji që po binte në tokë. Ngrita shikimin dhe e pashë që po vinte me vrap drejt meje. Ishte e frikshme”, tha Franjo Plenar, i cili punon si shofer në spital. Videoja u regjistrua nga një kamerë në panelin e kontrollit nga një makinë që po kalonte në rrugë në atë moment, të premten rreth orës 6:50 të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *