TË FUNDIT

30 të lënduar pas protestës së dhunshme në Tiranë

Protesta e sotme në Tiranë sa vjen e bëhet më i rëndë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në përditësimin e orës 18:00, ka bërë të ditur se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona të lënduar, ndërsa 16 të tjerë janë shoqëruar në polici pas përplasjeve dhe tensioneve.

Nga 30 të lënduarit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, nëntë janë policë, 12 protestues dhe gjashtë përfaqësues të medias, një prej të cilës gazetare shtetase e huaje. Gjithashtu tri persona të tjerë janë kalimtarë që nuk ishin pjesë e protestës.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë, dy policë janë transferuar për trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Ndërkohë, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë Spitalin e Traumës me këshillën e mjekut.

Në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim 26 pacientë, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore. Në QSUN “Nënë Tereza”, nga ana tjetër, janë paraqitur tre policë, një protestues dhe një punonjës sigurie.

Deri në orën 18:00, gjithsej katër të lënduar kanë lënë spitalin pas ndihmës së parë, sipas përditësimit zyrtar.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë shoqëruar 16 persona në polici pas përplasjeve dhe tensioneve që u shkaktuan gjatë protestës së dhunshme në kryeqytet.

Autoritetet presin të japin përditësime të reja ndërsa bilanci mund të pësojë ndryshime gjatë natës.

Protesta e thirrur për 114 vjetorin e Pavarësisë përshkallëzohet. Hidhen bomba molotov dhe gurë drejt policisë , siç raporton rtklive gjatë ditës së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *