Presidenti i Federatës Turke provokon edhe Kosovën, ja çfarë thotë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Haciosmanoglu ka folur para ndeshjes së play-off-it.
Turqia përballet me Rumaninë në gjysmëfinale të play-off-it për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Kundërshtari i ardhshëm në finalen e play-off-it nëse e kalon Rumaninë do të jetë ose Kosova ose Sllovakia.
E Haciosmanoglu tha se nëse nuk i mposhtin këto ekipe, atëherë nuk duhet të shkojnë në Amerikë.
“Të flasësh fjalë të mëdha nuk është gjë e mira, por Rumania, Kosova, Sllovakia… nëse nuk i mposhtim këto, nuk e meritojmë të shkojmë në Amerikë”, u shpreh ai për TRT Spor.
Turqia ndeshet me Rumaninë nesër me fillim nga ora 18:45.
