Berisha i ashpër për fyerjet ndaj Musliut: A ka ardhur koha të vetëmbrohemi?
Berisha i ashpër për fyerjet ndaj Musliut: A ka ardhur koha të vetëmbrohemi?
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka reaguar shumë ashpër pas fyerjeve e linçimeve ndaj Ganimete Musliut veç pse kjo e fundit pati një diskutim të fortë me kryeministrin Kurti në seancën e Kuvendit.
Në një postim në Facebook, Berisha tha se qasja në këtë lloj forme nga militantë të VV-së, është racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes.
Madje, Berisha shtroi një pyetje goxha serioze: “A ka ardhë koha të vetëmbrohemi?”, pa specifikuar se në çfarë forme po e mendon këtë lloj vetëmbrojtje.
Postimi i plotë i Berishës:
Në kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetja e tha fjalën e saj.
Në publik, nga persona me emër e mbiemër u shfaqë racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes e siç e cilësojnë mazhoranca parlamentare e LVV, “gjuhë seksiste”, çka ndalohet me ligj.
Shtroj pyetjen si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës: a ka ardhë koha të vetëmbrohemi?. /Lajmi.net/