Burjani: Serbët nëse nuk iu binden ligjit të Kosovës, do të dëbohen pas një viti
Ndërsa, për aspektin juridik në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.
Juristi thekson se Serbia ka një vit kohë për t’i bindur strukturat paralele të integrohen në sistemin juridik të Kosovës, përndryshe pas këtij afati ata që nuk i binden ligjit për të huajt do të trajtohen sipas ligjit dhe mund të dëbohen, në një proces të dakorduar edhe me BE-në dhe SHBA-në.
“Serbia ka kohë një vit me i bind strukturat paralele që të kthehen në sistemin juridik e kushtetues të Kosovës, ky afat kalimtar u bë i qartë me një marrëveshje formale dhe me vullnet të mirë që Kosova të lëshojë pe, pas një viti asnjë serb që nuk është shtetas i Kosovës do të trajtohet sipas ligjit dhe në raste se nuk i binden ligjit për të huajt ata do të dëbohen nga shteti i Kosovës, tash kjo është plotësisht e qartë, me këtë ka akordim të BE me Kosovën dhe të SHBA”, thotë ai.
Në fund, juristi nënvizon që nëse nuk binden, serbët mund të dëbohen, ndërsa strukturat paralele, përfshirë shërbimet mjekësore e sociale, do të detyrohen të integrohen në sistemin ligjor të Kosovës.
“Nëse nuk do të binden atëherë serbët do të dëbohen dhe fati i strukturave paralele që janë shërim mjekësor dhe shërbimet sociale dhe të tjerët do të detyrohen të pranojnë sistemin nën funksionimin e ligjeve të Kosovës, këtu ka zotim edhe të faktorit ndërkombëtar, Serbia ka një vit t’i bind serbët lokal që duhet t’i nënshtrohen sistemit juridik dhe shtetëror të Kosovës”, përfundoi juristi Blerim Burjani për “Bota sot”.
